Hidrocentrali i Skavicës rrezikon 30 fshatra, rezervuari do përmbysë 15 mijë hektarë tokë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.11.2022, 15:26

Hidrocentrali me kapacitet instalimi 210 megavatë, që planifikohet të ndërtohet në Skavicë të Kukësit, në lumin Drini i Zi, rrezikon më shumë se 30 fshatra në Dibër, zona kufitare me Skavicën. Sipas DW, edhe pse burimet e energjisë së rinovueshme janë me bollëk në këtë zonë, qeveria atje sërish ka zgjedhur të ndërtojë një vepër energjetike duke shfrytëzuar lumenjtë. Një digë 147 metra e lartë parashikohet të ngrihet mbi lumin Drin, rezervuari i së cilës do të përmbyste rreth 15 mijë hektarë tokë bujqësore dhe pyje.

Banorët që e kundërshtojnë projektin janë akuzuar se protestojnë për arsye politike, por e vërteta, sic thone, qëndron ndryshe.

“Kemi më shumë se 20 vite që protestojmë dhe nuk kemi asnjë agjendë. Ne do të kundërshtojmë çdo kompani private dhe çdo nismë që planifikon përmbytjen e Dibrës, shuarjen e historisë së Dibrës dhe vështirëson jetën e dibranëve” –tha një prej tyre për DW, Majlinda Hoxha.

Protesta ka pasur edhe përtej kufijve. Agron Damzi, emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëntorin e vitit të kaluar, protestoi se sëbashku me qindra të tjerë, përpara zyrave qendrore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, e qershorin e ketij viti, iu rikthyen sërish tubimeve.

“Ne nuk do të ndalojmë së protestuari, deri në anulimin e këtij projekti që zhduk dhe varros përfundimisht Dibrën”, është shprehur ai.

Skavica u mbështet fillimisht nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, sqaroi se Projekti Skavica u përfshi në Planin Ekonomik të Investimeve për rajonin me kërkesen e vetë Shqipërisë, e më pas u tërhoq, pas marrëveshjes midis Tiranës dhe SHBA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit