Nëna e 22-vjeçares nga Kenia që u dhunua në Tiranë: Mjekët nuk na japin shpresa, duhet dërguar jashtë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.11.2022, 13:54

Joy një 22-vjeçare nga Kenia është dhunuar barbarisht rreth 3 muaj më parë në kryeqytet. E reja, e cila punonte në një kazino në Tiranë, u gjet me brinjë e kocka të thyera pranë banesës së saj dhe u dërgua tek Trauma ku ndodhet në gjendje kome.

Nëna e 22-vjeçares ka thënë se nuk dyshon për aksident, e as për vetëvrasje. Ajo është shprehur e bindur se dikush ka tentuar ta vrasë atë në shtëpi. E ëma pretendon se 22-vjeçaren e kanë hedhur nga ballkoni.

Në një intervistë për 'Euronews Albania' Ruth tregoi se për incidentitn e ndodhur me vajzën e saj është njoftuar me 15 gusht, ndërkohë incidenti ka ndodhur më datë 12 gusht

Ndër të tjera Ruth tregon se mjekët e Spitalit të Traumës nuk i kanë dhënë shpresa për të bijën teksa shton mes lotësh se lutet çdo ditë që ajo të shpëtojë. Joy ka marrë lëndime në tru dhe për këtë i nevojitet një ndërhyrje kirurgjikale që mund të bëhet vetëm jashtë vendit pasi Truama nuk e mundëson dot.

“Erdha në Tiranë më 12 shtator. Jam njoftuar për incidentin e vajzës time më datën 15 gusht. Incidenti ka ndodhur më datën 13 gusht. Jam njoftuar nga kompania që punësoi vajzën këtu. Kompania më ka organizuar edhe ardhjen time. Është në një gjendje kritike shëndetësore. Unë jam lutur për të që ndodh një mrekulli, ndërkohë që mjekët nuk më jepnin shpresa për të. Ajo ndodhet në këtë gjendje për 6 javë”, u shpreh ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit