Spanja shet fshatin me 144 apartamente 260.000€, një apartament në kullat e oligarkëve 300.000€

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.11.2022, 08:11

Mund t’ju duket çmenduri paralelizmi që do të bëjmë në këtë artikull, por jetojmë “në Tironë” miq… dhe siç ka thënë i madhi që kur mori mandatin e kryebashkiakut “gjithçka mund të ndodhë”.

Shumë kanë ndryshuar që nga ajo kohë… kryeqyteti thelbësisht u betonizua nga pasardhësi Erion Veliaj i cili mbolli kulla në çdo cep dhe dha leje ndërtimi pa kriter për çdo klient të bashkisë Tiranë që të personifikohej me kullën e tij. Në investigimet tona kullat i përkasin oligarkëve kryesorë të Tiranës, atyre që “dynden” në para publike nga Veliaj.

Kohët e fundit rrjetet sociale janë mbushur me reklamave të agjentëve të real estate për shitjen e apartamenteve në kullat e sapo-ndërtuara të kryeqytetit.

Çmimet e apartamenteve në këto kulla të zë frika t’i shqyrtosh e jo më t’i nxjerrësh nga xhepi ato para për t’i paguar… Ky normalisht do ishte perceptimi në sytë e një shqiptari të zakonshëm, me rrogë mesatare e jo për blerësit potencialë, që janë po të afërm të oligarkëve, në mos vetë ata, që me taksat e popullit qarkullojnë paranë brenda llojit dhe blejnë apartamentet në kullat e njëri-tjetrit.

Kështu pra në një paralelizëm të thjeshtë nëse një fshat i tërë në Spanjë i quajtur Saltro de Castro pranë kufirit me Portugalinë u nxor në shitje javën e kaluar për 260.000€, një apartament në një prej kullave të Tiranës kushton minimumi 300.000€.

Fshati përbëhet nga 144 apartamente me sipërfaqe mestare prej 130 metrash katororë dhe në të janë të ndërtuara edhe shtëpi, një bar, një kishë, një shkollë, një kazermë policie, një pishinë dhe një zonë sportive.

Pamja e fshatit është fantastike, me pamje nga lumi Douro dhe rreth 3 orë me makinë larg Madridit.

Nëse oligarkët stërmundohen për shitjen e apartamenteve të tyre me anë të agjentëve të real estate, interesi për blerjen e fshtatit spanjoll ka qenë i madh me 40-50 telefonata në ditë që nga nxjerrja e tij në shitje.

Nëse do i kishit aq para, do preferonit një apartament në mes të kryeqytetit më zhul të Europës apo një fshat të tërë me 144 apartamente në mes të Europës e natyrës së mrekullueshme?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit