Shqiptarët po varfërohen, Qeveria e fituar me rritjen e çmimeve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.11.2022, 21:29

Në Shqipëri çmimet po rriten dita-ditës e bashkë me to edhe inflacioni që po kap vlera rekord.

Bazuar në vlerat e larta të inflacionit, Banka Botërore nuk është shumë optimiste për ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas një raporti të fundit, nivelet e mirëqenies në Shqipëri do të bien me 4% për shkak të inflacionit të lartë. Por bashkë me inflacionin edhe varfëria do të rritet me rreth 8.4%.

E thënë ndryshe, një i varfër do të varfërohet edhe më tepër duke "luftuar" për mbijetesë e ndërsa një i shtresës së mesme do të shkojë drejt varfërisë.

Një ekspert i ekonomisë thotë se bazuar në të dhënat e Bankës Botërore deri në fund të vitit 2023 gati 50 % e popullatës do të jetë zyrtarisht e varfër pasi çmimet janë rritur jashtëzakonisht shumë.

Marrim si shembull një familje me katër persona, ku dy prindërit marrin pagë mesatare zyrtare të Republikës së Shqipërisë, nga 52 mijë lekë të vjetra. Kjo familje për shkak të nivelit të inflacionit, rritjes së çmimeve që kanë ndodhur, sot mund të quhet zyrtarisht e varfër. Nëse vazhdojmë me këto ritme të rritjes së inflacionit, dhe me këtë nivel konsumi dhe të ardhurash që kemi, në fund të vitit 2023 gati 50 % e popullatës do të jetë zyrtarisht e varfër, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore. Me pagën mesatare sot në Republikën e Shqipërisë, para një viti, një qytetar mund të blinte 300 litra naftë. Sot më të njëjtën pagë, qytetari mund të blejë rreth 220 litra naftë, pra 80 litra më pak.
Çmimi mesatar i vezës në vitin 2021 ka qenë diku tek 19 lekë, tani është 40 lekë, që i bie rreth 250% inflacion. E normalisht të njëjtën gjë kemi tek vaji, qumështi, kosi, djathi, gjalpi etj. Pra inflacioni nuk mund të jetë 7%, të paktën për mallrat e shportës është shumë më I lartë.

Ai thotë se për shkak të rritjes së çmimeve, Qeveria del më e fituar. Kjo pasi taksat janë rritur më shumë për shkak të rritjes së çmimeve dhe shqiptarët janë ata që do vuajnë pasojat.

Përveç kësaj ne kemi edhe rritje të taksës, pasi janë rritur çmimet. Dhe kjo ka bërë që qeveria sot që flasim planifikon të dali me 500 milionë dollarë më tepër nga ç’kishte planifikuar në fillim të vitit. Pra në një moment që qytetarët po shtrëngohen për të paguar çmimet e shtrenjta, qeveria del me fitime. Qeveria e Kosovës realizoi 250 milionë dollarë të ardhura shtesë në buxhet, dhe ajo vendosi t’ua kthejë të gjitha ato qytetarëve të saj nëpërmjet dy paketave, një paketë ndihme në Prill me 100 milionë Euro dhe një në Tetor me 150 milionë euro. Pra të gjitha I ktheu në ekonomi, nuk i mbajti për vete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit