Talli SPAK-un për bombë në institucion, gjendet 47-vjeçari që alarmoi policinë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.11.2022, 13:29

Policia e Tiranës thjotë se ka gjetur 47-vjeçarin që alarmoi për bombë në godinën e Gjykatës së Apelit. Sipas njoftimit thuhet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Megjithatë vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë nxitur shtetasin J. K., të kryejë telefonatë të rremë në sallën operative, duke përhapur panik dhe duke vënë në alarm shërbimet policore.

Njoftimi:

Identifikohet dhe procedohet penalisht shtetasi që telefonoi rreth orës 11:00, të datës 08.11.2022, në sallën operative të DVP Tiranë, për të njoftuar vendosjen e një sasie lënde eksplozive te Gjykata e Apelit.

Strukturat e Policisë së Shtetit, përfshirë edhe Drejtorinë e Antiterrorit, u njoftuan për vendosje të lëndës eksplozive në godinën e Gjykatës së Apelit (pa u specifikuar konkretisht në godinën e cilës gjykatë apeli).

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Antiterrorit u kryen veprimet e para hetimore, verifikuese dhe kontrolluese, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të Repartit Special RENEA dhe me efektivët e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, Tiranë.

Pas tërësisë së veprimeve të kryera, në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet lëndë eksplozive.

Në vijim të veprimeve, nga Drejtoria e Antiterrorit u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, për shtetasin J. K., 47 vjeç, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor.

Vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për dokumentimin e plotë të kryerjes së veprës penale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë nxitur shtetasin J. K., të kryejë telefonatë të rremë në sallën operative, duke përhapur panik dhe duke vënë në alarm shërbimet policore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit