Interesant është fakti se Policia e Shtetit ka kryer aksione për arrestimin e punonjësve dhe administratorëve të call-centerave në rrethe ndërkohë që të gjithë janë në dijeni, jo vetëm në Shqipëri por edhe ndërkombëtarisht për aktivitetin e call-centerave të kamufluar të kompanisë Pegasus të Olsi Ramës dhe këshilltarit të Olta Xhaçkës Amant Josifit në Tiranë.
Shqiponjat me ndihmën e policisë spanjolle kanë mësyrë ditën e djeshme në ambientet e një call-centeri në Elbasan.
Ndërkohë nga burime ekskluzive për JOQ Albania bëhet me dije se është ndërhyrë edhe në një apartament tek kompleksi “Kika I” në Komunën e Parisit ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm i brokerimit, por policia nuk ka raportuar asgjë mbi këtë në media.
Prova e mashtrimit ndërkombëtar që Amant Josifi dhe Olsi Rama i kanë bërë shtetasve të huaj që shkon në miliona euro, është histori e njohur në mediat e huaja madje e provuar me fakte. Çuditërisht policia e shtetit shqiptar nuk ka informacion mbi aktivitetet e vëllai të kryeministrit dhe këshilltarit të ministres së Jashtme.
Ai është pronar i CTA GROUP me zyra në Laprakë ku kamuflohet aktiviteti i brokerimit. Së bashku me Ramën, Josifi ka qenë bashkëpronar në kompaninë Pegasus të telekomunikacioneve me të njëjtin objekt veprimtarie.
Provat treguan se Josifi është përfaqësues në Tiranë i kompanisë ukrainase “Milton Group”. Anëtarët e këtij rrjeti të frikshëm bindin shtetas të huaj nëpërmjet brokerave të tyre në call-centera të cilët i telefonojnë dhe i sigurojnë të investojnë në një portofol virtual me qëllimin se të ardhurat e tyre do të shtohen.
Paratë zhduken në llogaritë rrjedhëse të pronarëve dhe brokerët zhduken në kërkim të “presë” së radhës.
Nga skema e mashtrimit, “Milton Group” ka patur një fitim prej 70 milionë dollarësh. Humbja ka arritur deri në 40 mijë euro për një person.
Përsa i përket Josifit objektet e veprimtarisë së kompanisë së tij përfshijnë konsulencë dhe telemarketing në objektin e veprimtarisë së biznesit por brokerimin të palicencuar nga AMF.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
I riu nga Tirana
Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
Vajza që gjeti Brajanin
Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
Erion Veliaj
I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
Aleks Visha
I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
Mjeku human
Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
Pasagjeri në urban
I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
17-vjeçari nga Vlora
Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
Gjimnazisti jo-servil
Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.