Skena filmi në Vlorë/ Me maskë dhe Porsche pa targa, i ikën policisë dhe tenton t’i përplasë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.11.2022, 09:55

Një ngjarje e ngjashme me skenat e filmit është regjistruar në Vlorë në orët e vona të natës. Forcat Shqiponja kanë ndjekur një shtetas 42-vjeçar për rreth 15 minuta, pasi ai nuk i është bindur urdhrit të ndalimit të dhënë nga patrulla e policisë.

42-vjeçari me iniciale H.H është banesë në lagjen Partizani në Vlorë. Ai u arrestua nga policia rreth orës 1:50 në natës së sotme. Ai lëvizte me automjetin e tij tip Porsche ngjyrë blu pa targa dhe nuk ju bind urdhrit të patrullës Shqiponja 1 për të ndaluar, por u largua me shpejtësi në brendësi të lagjes Isa Boletini.

42-vjeçari ishte i maskuar, teksa ndalimi dhe prangosja e tij u bë në një rrugë dytësore pas rreth 15 minutash ndjekje. Në momentin e prangosjes i maskuari tha se ishte konfliktuar në një klub nate, "Club Calvin" dhe për ketë arsye ishte maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit.

Gjatë kontrollit te mjetit u gjet një maskë, një thikë dhe targat e automjetit. Gjatë testit të kryer nga qarkullimi rrugor rezultoi se personi ishte në gjendje të dehur, me testin 1.410 mgl.

Ndër të tjera Policia konstatoi se i maskuari kishte hematoma në fytyrë, për rrjedhojë 42-vjeçari kërkoi ndihmë mjekësore nga policia, pasi ka thënë se e kishin goditur disa persona te "Club Calvin".

42-vjeçari u shoqërua për ndihmë në spitalin rajonal Vlorë ku dhe u shtrua për analiza të mëtejshme. Ndërkohë burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se gjatë ndjekjes personi ka rrezikuar jetën e efektivëve të policisë, duke tentuar t'i godasë me automjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit