Qytetari denoncon Spitalin Psikiatrik: Nuk mbajnë motrën time me probleme mendore prej 11 vitesh, kërkoj zgjidhje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.11.2022, 22:39

Shëndetësia është një prej sektorëve ku qytetarët shqiptarë kanë më shumë ankesa e denoncime.

Një qytetar ka denoncuar së fundmi në redaksinë tonë, Spitalin Psikiatrik ose siç njihet ndryshe 5. Sipas qytetarit, ky spital nuk i jep dot zgjidhje problemit që ai ka me motrën e tij e cila prej 11 vitesh vuan nga probleme të shëndetit mendor(skizofreni, halucinacione, çrregullim bipolar, ankth dhe çrregullime të tjera nervore).

Ai thotë se motra e tij me iniciale V.L 40-vjeç prej 15 viteve është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj dhe gjendja e saj e tanishme është tepër e rënduar.

Sipas tij Spitali Psikiatrik është i vetëm ambient ku motra e tij qetësohet dhe nuk mund t’u bëjë dëm të tjerëve. Por sërish ky spital nuk është i aftë të ofrojë një zgjidhje afatgjatë për rastin në fjalë, pasi motra e 32-vjeçarit që bën denoncimin mbahet 2 muaj në spital dhe më pas nxirret me pretekstin se është më mirë dhe se nuk kanë më vende pasi kanë shumë fluks.

Në një kohë që Ministria e Shëndetësisë dhe Spitali Psikiatrik nuk japin asnjë zgjidhje, 32-vjeçari kërkon të gjejë një zgjidhje nga qytetarët pasi vetë nuk mundet ta mbajë në shtëpi motrën pasi ajo është agresive dhe dëmton edhe të tjerët.

Denoncimi i qytetarit:

persh JOQ. po shkr JoQ pasi mendoj se duke qen faqja me e ndjekur ne shqiperi dikush mund te me japi nje zgjidhje per nje situate te veshtire ku po e jetoj prej shum kohesh.Kam nje njeriun tim shum te aferme (femer)e cila vuan nga probl te shendetit mendor(skizofreni halucinacione crreg bipolar ankth dhe crregullime te tjera nervore).Ka jetuar nje jete jonormale perkrah nje njeriu qe e ka keqtrajtuar per gari 15 vite. Sot ndodhet ne nje gjendje qe mund ta perkufizosh si "e vdekur ne mes te te gjalleve".Shum here esht shtruar ne sptl psik 5 dhe pasi I kan dhen mjekim e kam marre dhe jam kujdesur vete per te Duke I dhen ilacet dhe Duke u bere vete psikologu I saj. fatkeqesisht me kalimin e kohes dhe fale asaj qe ka kaluar agresiviteti dhe meria qe ndjen per kedo e ka kther ne nje njeri qe nuk mund ta neglizhosh per asnje cast sepse mund te demtoje kedo Duke perfshire edhe veten e saj. Tani pavarsisht ketij fati qe pak persona e kuptojn vertet eksiston nje Hall akoma me I madh.Spitali psikt 5 ku esht I vetmi ven ku mund te qendrojne te till njerez me te tilla simptoma ku institution I mban 2 muaj dhe te thon se esht qetesuar dhe rehabilituar dhe te largoheni na pavjoni se bashku me pacienten, pasi ne si spital kemi fluks te te gjith shqiperise se jemi krywqyteti dhe nuk mund ti akomodojme te gjithe. E vetmja gje qe kerkoj esht qe e afermja ime te jet e shtruar aty pasi esht I vetmi vend ku mund te jet nen kontroll dhe e pa afte ti bej keq njeriu dhe as vetes se saj.Ju lutem kushdo qe mund te kete perjetuar te till probl me ndonje te afermin, te mund te me jap ndonje keshille si mund te veproj. flm
shkrimi qe kam bere siper, nuk I perket ndonje personi te panjohur per mua, por esht per motren time te madhe V.L 40 vjece e cila vuan prej 11 vitesh na keto semundje mendore derisa esht ne gjendjen qe esht tani,totalisht e papergjegjshme per veten e saj. un jam 32 vjec dhe se bashku me nenen pensioniste jemi perpjekur me cdo menyre dhe ngrohtesi familjare qe te qetesohej sadopak.e kam shkr shkrimin siper me shprese se dikush mund te kete kaluar kete Hall qe un po e kaloj prej kohesh dhe perballem jo me njerez, sepse ata qe punojn aty ne ate spital te 5 nuk jam njerez por perbindsha. ndoshta duke e postuar ne redaksin tuaj mund te gjej qofte edhe nje zgjidhje provizore. Kerkoj anonimitet sepse ne kete vend ku jetoj esht shum here me e thjeshte te besh keq sesa te behsh nje xhest human apo te mire. Me respekt ju lutem te ma postoni shkrimin siper dhe mos u dhente zoti kurre halle dhe semundje te tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit