Patronazhimi duket se nuk "pi më ujë" në zgjedhjet që do të vijnë, kështu që rilindasit kanë menduar një rrugë tjetër. Pak është folur për të, por rilindasit, me paratë e popullit, kanë krijuar një aplikacion, të quajtur aktivist, përmes të cilit mund të regjistrohen të gjithë freshistët apo mbështetësit e Partisë Socialiste.
Në këtë aplikacion krijon një llogari dhe më pas sheh një propagandë të nivelit të lartë.
Në aplikacion, që duket sikur ka një logo të një sistemi komunist ka qindra lajme për Edi Ramën, Erion Veliaj dhe deputetët e mazhorancës. Gjithashtu, aty ka një edhe një platformë bashkëbisedimi.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se shkarkimi i aplikacionit po bëhet me detyrim dhe të gjithë punonjësit e administratës duhet të regjistrohen si aktivist dhe të bëjnë share postimet, në mënyrë që propaganda të jetë gjithëpërfshirëse.
Në këtë aplikacion, normalisht postohen lajmet që merren nga mediat e qeverisë, më konkretisht të Endri Fugës.
Denoncimi i mbërritur në JOQ:
Përshëndetje! Së pari kërkoj ndjesë që nuk po ju shkruaj nga adresa personale. Kam një shqetësim lidhur me një propagandë të re të lali Erit ( kjo e shpjegon pse shkruaj anonim). Së fundmi, ndaj administratës shtetërore po ushtroheg presion i vazhdueshëm lidhur me rritjen e ndjekësve në fb dhe në rrjetet e tjera sociale për KM e lobin e tij drejtues. Përpos kësaj i detyrojnë punonjësit të shkarkojnë dhe të regjistrohen në një app si aktivist i PS. Në mënyrë të vazhdueshme duhet të bëjnë share dhe të jenë aktiv në postimet e Riljndjes. Kështu duan të marrin përsëri pushtetin këta palaço që vetëm qënie njerëzore nuk janë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
I riu nga Tirana
Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
Vajza që gjeti Brajanin
Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
Erion Veliaj
I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
Aleks Visha
I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
Mjeku human
Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
Pasagjeri në urban
I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
17-vjeçari nga Vlora
Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
Gjimnazisti jo-servil
Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.