Operacioni “Albania”/ Sekuestrohen 444 kilogramë kokainë e pastër në Uruguaji

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.11.2022, 11:11

Policia e Uruguajit kanë sekuestruar 444 kilogramë kokainë në Tacuarembo. Droga është hedhur nga një avion i vogël, që po fluturonte mbi Rincón de Zamora, Montevideo Chico, pranë Route 59.

Kokaina u transferua në një kamion, që transportonte dru zjarri. Dy drejtuesit e mjetit të tonazhit të rëndë, një 24-vjeçar dhe një 36-vjeçar, janë arrestuar.

Gjithashtu, u arrestua një 20-vjeçar, i cili ishte përgjegjës për t’i njoftuar se ku kishte rënë droga që ishte hedhur nga avioni. Operacioni në fjalë ishte quajtur “Albania”, ndërsa nuk dihet nëse të arrestuarit janë shqiptarë apo jo.

Sipas Prokurorisë, 20-vjeçari tashmë është dënuar për asistencë në veprimtarinë e trafikut të drogës, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë akuzuar për transport droge. Është caktuar masa e sigurimit prej 120 ditësh. Prokurori Ferrero raportoi se fermat u bastisën në Soriano, Rivera dhe Montevideo.

Në një konferencë për shtyp, Richard Saravia, shefi i policisë së Tacuarembó, tha se kjo është një sekuestrim rekord për departamentin dhe e theksoi atë si diçka historike.

Sipas Guillermo Maciel, nënsekretar i Ministrisë së Brendshme, kokaina e sekuestruar kap vlerën e tre milionë e gjysmë dollarëve në tregun vendas: “Po të ndahej në doza në tregun kombëtar, arrin në shtatë milionë dollarë” dhe “E njëjta drogë e vendosur në Europë është 15 milionë dollarë”.

Nënsekretari tregoi se droga me shumë gjasa nuk do të qëndronte aty, pasi ishte e cilësisë së pastër. Deri më tani nuk dihet se nga vinte kokaina. Aktualisht policia po heton për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e grupit kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit