Pronari e la në pyll, i mori telefonin dhe u largua/ Vëllai i shqiptarit të vdekur në Greqi: Ai po priste dru

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.11.2022, 20:21

51-vjeçari shqiptar Ylli Mera i cili ishte shpallur i zhdukur pak ditë më parë në Selanik, Greqi është gjendur i vdekur në mal.

Vëllai i viktimës ka treguar për mediat greke se trupin e vëllait e kanë gjetur në malin Kerdylias. Sipas tij 51-vjeçari Mera kishte dalë për të prerë dru me një grek, por kur ai nuk u kthye në shtëpi ata u shqetësuan dhe raportuan zhdukjen e tij.

Vëllain tim e gjetën të vdekur në mal. Ai kishte shkuar atje me një grek, për të prerë dru. Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por kemi dëgjuar që i është prerë këmba, kemi gjetur njē sharrë elektrike me zinxhir. Ka punuar bashkë me njeriun që shkoi në mal, por nuk di gjë më shumë. Në Greqi jam vetëm unë, më vjen shumë keq për këtë ngjarje tragjike që ka ndodhur në familjen tonë, presim të mësojmë më shumë nga policia që po vijon hetimet.

Që në momentin e parë që u raportua për zhdukjen e tij, policia nisi kërkimet intensive për gjetjen e tij, ndërsa grumbulloi edhe dëshmitë e personave që e njihnin mirë 51-vjeçarin dhe axhendën që ai ndiqte. Pasditen e së dielës, punonjësit e policisë me ndihmën e qenve kanë arritur ta lokalizojnë në një zonë malore të Bashkisë së Volvit 51-vjeçarin shqiptar.

Ai u gjet pa ndjenja dhe pranë trupit të tij të pajetë kishte shenja gjaku, si pasojë e plagës me sharrë elektrike në kofshë. Siç raportojnë banorët e fshatit, 51-vjeçari e njihte dhe kishte marrëdhënie shumë të mira me 59-vjeçarin me të cilin kanë shkuar në mal ditën e martë për prerjen e druve. Viktima dyshohet se ishte punëtor, ndërsa 59-vjeçari pronari i tij.

Mirëpo, gjërat morën një rrjedhë krejtësisht të ndryshme ndërsa dy burrat ishin në mal. Gjatë punës, 59-vjeçari ka plagosur veten me sharrë elektrike, ndërsa shqiptari ka mbetur i plagosur për vdekje nga mjeti prerës.

Ajo që ngre pikëpyetje serioze është fakti se 59-vjeçari ka kontaktuar të birin për ta çuar në qendrën shëndetësore të zonës, por e ka lënë shqiptarin të vetëm dhe për pasojë ai ka humbur jetën tragjikisht në pyll. Gjithashtu, siç konstatohet nga hetimet policore, 59-vjeçari ka marrë me vete celularin e viktimës dhe e ka hedhur në asfalt gjatë rrugëtimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit