Me skaf dhe pa qëndruar në kamp, “paketa” 11 mijë paund që po tundon shqiptarët për të shkuar në Angli

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 07.11.2022, 10:26

Mediet britanike vijojnë të ndjekin me intensitet zhvillimet në lidhje me emigrantët, që shkojnë në Angli në mënyrë të paligjshme. “The Sun” raporton se një mënyrë e re kalimi ka nisur të aplikohet gjatë javëve të fundit.

Kjo rrugë përfshin një udhëtim prej vetëm 40 minutash me skaf nga brigjet e Belgjikës, pa rrezik për t’u kapur nga policia dhe për t’u burgosur. Çmimi për këtë shërbim ilegal të tyre është 11 mijë paund.

Trafikantët gjithashtu premtojnë ndihmë për të gjetur avokatët e duhur në mënyrë që emigrantët të shmangin kampet e qëndrimit apo kthimin e menjëhershëm në atdhe. Të tilla “paketa”, sipas “The Sun”, reklamohen në “Tik-Tok”.

ARTIKULLI: Kontrabandistët kanë nisur të ofrojnë paketa shërbimi premium për emigrantët, që duan të futen në Britaninë e Madhe duke u premtuar atyre se do të anashkalojnë qëndrimin në kampe. Trafikantët shqiptarë tani ofrojnë një paketë prej 11 mijë paundë për person, e cila përfshin një udhëtim 40 minutësh me skaf nga Belgjika, pa rrezik për t'u burgosur në mbërritje.

Ata gjithashtu premtojnë akses te avokatët , të cilët do t'i ndihmojnë ata të shmangin kampet ose dëbimin e shpejtë. Një burim në kontakt me bandat i tha The Sun: “Shqetësimi kryesor i emigrantëve tani është të mos ngecin kampet e tmerrshme duke mos qenë në gjendje të largohen. Por bandat tani po ofrojnë një shërbim premium, që e shmang atë dhe disa njerëz janë të gatshëm të paguajnë çmimin."

Trafikantët zakonisht paguajnë nga 3,500 deri në 5,000 paundë për të transportuar shqiptarët përmes Kanalit, ku oficerët e Forcave Kufitare në pritje i dërgojnë ata në kampe. Por shërbimi premium është një përgjigje ndaj alarmit pas raporteve për kushte të tmerrshme në kampet e mbipopulluara si Manston në Ramsgate, Kent.

Ata gjithashtu duan të përfitojnë financiarisht para se dimri të mbyllet dhe ta bëjë kalimin e Kanalit edhe më të rrezikshëm. Një reklamë në “Tik-Tok” thotë: “Udhëtim me skaf nga Belgjika për 40 minuta në Angli. Çmimi më i mirë nesër dhe pasnesër. Mos e vendosni jetën tuaj në rrezik në gomone. Sigurojmë kalim të sigurt, për të mos qëndruar asnjë ditë në kamp.”

Një hetues i “The Sun” i dërgoi mesazh njërës prej bandave duke i kërkuar detaje dhe iu tha: “Ti nuk shkon në një qendër paraburgimi. Një orë udhëtim. Çmimi 11 mijë paundë për person.”

I pyetur nëse njerëzit e kishin përdorur tashmë rrugën, trafikanti u përgjigj: “100% e sigurt. Të enjten dhe të premten e javës së kaluar ne dërguam njerëz.” Një tjetër reklamë e TikTok ofroi një kalim nga një vend i BE-së në MB, me pasaportë biometrike dhe një shoqërim, për 15 mijë paundë.

Tregtia fitimprurëse është bërë e lehtë pasi shqiptarët lejohen të qëndrojnë pa viza deri në 90 ditë në çdo vend të zonës Shengen, siç është Belgjika. Fluksi i emigrantëve nënkupton një rekord prej 40 mijë njerëzish, që kanë kaluar Kanalin me gomone deri më tani këtë vit. Sekretarja e Brendshme Suella Braverman e ka quajtur atë "një pushtim".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit