Ngrohja globale rrezikon ekzistencën e ishujve Maldive

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.11.2022, 07:24

Një rritje e temperaturave globale me 2 gradë Celsius do të ishte shkatërrimtare për ishujt Maldive, është shprehur së fundmi Ministrja e Mjedisit të atij vendi. Përballë kërcënimit të rritjes së nivelit të detit, Maldivet shpresojnë të gjejnë zgjidhje përmes nismave që ulin efektet e ndryshimeve klimatike, ndërsa Kombet e Bashkuara do të mblidhen më 6 nëntor në Sharm El-Sheikh të Egjiptit për të diskutuar ndryshimet klimatike.

Sipas VOA, ekuipazhi i anijes “RV Odyssey” po eksploron pjesë të oqeanit të panjohura më parë për syrin e njeriut. Në bordin e anijes ndodhet një ekip shkencëtarësh nga “Misioni Nekton” me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, istitut që merret me shkencat detare. Ata po mbledhin të dhëna për gjallesat detare që nga sipërfaqja e detit e deri në 1000 metra thellësi dhe do të vlerësojnë gjendjen e oqeanit. Oliver Steeds drejton Misionin Nekton.

Qëllimi i misionit në Maldive është për të bërë studimin e parë sistematik nga sipërfaqja deri në rreth 1000 metra. Dimë shumë pak se çfarë gjallesash jetojnë në Maldive në thellësinë 30 metra e më tutje”.

Shkencëtarët do të përdorin mjete zhytëse, sisteme kamerash dhe sensorë nënujorë për të zbuluar se çfarë fshihet në thellësitë e oqeanit.

99% e sipërfaqes së Maldiveve mbulohet nga oqeani. Ky vend është në vijën e parë të krizës klimatike, pavarësisht se njerëzit e atij vendi kanë ndikuar shumë pak në shkaktimin e ndryshimeve klimatike. Niveli i oqeanit po rritet dhe fillimisht vende si Maldivet do të ndikohen”, thotë Oliver Steeds, drejtues i Misionit Nekton.

Maldivet janë një shtet që përbëhet nga pothuajse 1,200 ishuj të shpërndarë në një sipërfaqe prej 90,000 kilometra katrorë të oqeanit. Ishujt koralorë formojnë 26 unaza, çka i japin veçoritë tërheqëse atij vendi.

Nga perspektiva shkencore, qëllimi i misionit është të eksplorojë dhe të mbledhë të dhëna që nuk janë mbledhur më parë në Maldive”, thotë Sheena Talma, shkencëtare e Misionit Nekton.

Të dhënat e mbledhura nga misioni do të ndihmojnë qeverinë për të hartuar politika të nevojshme lidhur me veprimet që duhet të merren për të mbrojtur Maldivet dhe ekosistemet e saj të çmuara. Ishujt Maldive janë mesatarisht 1.5 metra mbi nivelin e detit, çka do të thotë se ndryshimet klimatike paraqesin rrezik të madh për atë vend.

Lartësia 1.5 metra mbi nivelin e detit dhe rritja e temperaturës me 2 gradë Celsius do të thotë dënim me vdekje për Maldivet dhe për shumë vende të tjera të vogla ishullore. Kriza klimatike përbën gjënë më të rëndësishme për civilizimin dhe është problemi i vetëm më i madh i gjeneratës tonë. Jemi gjenerata e fundit që mund të bëjmë një ndryshim”, thotë Shauna Aminath, Ministre e Mjedisit në Maldive.

Ujërat e cekëta rreth ishujve Maldive janë strehë e mijëra gjallesave detare, si peshku ton, peshkaqenë, breshka deti dhe ngjala. Një valë e nxehtë e Oqeanit Indian në vitin 1998 i rriti temperaturat e ujit me 4 deri 6 gradë Celsius, duke shkatërruar koralet. U deshën më shumë se 15 vjet që shkëmbinjtë koralorë të ripërtëriheshin. Një tjetër event goditi koralet në vitin 2016. Këto valë të nxehti pritet të bëhen më të shpeshta dhe më të fuqishme çka do të thotë se një ditë ky habitat mund të mos jetë në gjendje të rikuperohet.

Humbja e shkëmbinjëve koralorë së bashku me gjallesat që jetojnë në to do të ishte katastrofale për Maldivet. Sipas të dhënave zyrtare, 71 për qind e popullsisë varet tek oqeani si burimi kryesor i jetesës.

Udhëheqësit botërorë kanë bërë premtime për uljen e emetimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serë, një faktor i rëndësishëm që nxit ndryshimin e klimës. Synimi është kufizimi i ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius. Kritikët thonë se angazhimet botërore nuk kanë shkuar deri në atë pikë sa të mbrojnë shtetet e cenuara si Maldivet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit