Tjetër apel për Adorën! 2-vjeçarja nga Shkodra ka nevojë për ndihmë, seancat e fizioterapisë kushtojnë 50-60 €

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.11.2022, 01:10

Adora Shema është një vajzë 2-vjeçare e cila ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve kudo që ndodhen.

Vogëlushja me origjinë nga Shkodra ka 6 diagnoza dhe për momentin nuk lëviz, nuk ecën, nuk flet, nuk rri ulur dhe nuk e kordinon kokën e saj. Sëmundja që ka ajo ka filluar të ndikoj edhe në shikim.

Mamaja e saj Dorina kërkon ndihmën e shqiptarëve që vajza e saj të shërohet dhe t’i kthehet jetës si çdo fëmijë tjetër. Por për të bërë këtë, Adora ka nevojë për seanca fizioterapie.

Saktësisht, Adorës i duhen 4-5 seanca në javë për një periudhë 2-5 vjeçare. Por për të kryer seancat mamaja e saj nuk mundet t’i paguajë, pasi secila prej tyre kushton 50-60 euro.

Mamaja e Adorës ka hapur dhe një llogari GoFundMe për të gjithë ata që mund dhe duan të kontribuojnë që Adora të shërohet sa më parë.

Ky është apeli i dytë që bëhet për rastin e Adorës dhe shpresojmë që shqiptarët do të bëhen bashkë e do ta ndihmojnë 2-vjeçaren e cila është në hapat e parë të jetës.

Mesazhi i mamasë së Adorës:

FEMIJA DON 4-5 SEANCA NE JAVE TE CILAT KUSHTOJNE PER CDO SEANCE NGA 50-60€ SEANCA EDHE KJO TERAPI SHKON NGA 2-5 VJET

Linku i GoFundMe

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit