Trifon Murataj, ashtu si edhe herët e mëparshme kur në kontejnerët me banane të firmës së tij “Banaking” janë gjetir sasi të konsiderueshme kokaine, edhe këtë herë që iu kap 33.5 kg tha se nuk ka lidhje me ngarkesën e drogës.
Pronari i kompanisë Zico sh.a jeton në SHBA dhe prej andej drejton aktivitetin e kompanisë së tregtimit të bananeve. Murataj vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare.
Në pranga për drogën e gjetur nga qentë e policisë u vu porositësi i ngarkesës me banane 57-vjeçari, Petrit Demishaj, administrator i kompanisë.
Po ashtu në pranga u vunë edhe dy punonjës të skanerit në Portin e Durrësit të cilët nuk detektuan drogën. Koncesionari i skanerave S2 Albania me zotërues Olti Peçinin përfiton 14 Milionë Euro në vit nga taksat e shqiptarëve dhe janë të pafundme rastet e kalimit të kontejnerëve me drogë.
Sipas policisë, Murataj së bashku me të arrestuarit janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Ka qenë një telefonatë anonime ajo që ka vënë në lëvizke Policinë për të zbuluar sasinë e drogës në kontejner.
KONÇESIONARI I SKANERAVE
Peçinët janë zotërues me përqindjen më të madhe të aksioneve të spitalit SALUS dikur të administruar nga italianët. Olti Peçini bleu 57% të aksioneve për 1.1 milionë euro.
Dentisti Olti Peçini u bë i njohur në vitin 2017 pasi bleu për shumën simbolike prej 5 mijë lekësh të vjetra me kompaninë e tij ICMS 49% të aksioneve të kompanisë Rapiscan që fitoi koncesionin e skanimit nëpër dogana, me vlerë 4 Miliard Lekë. Koncesioni i Rapiscan mendohej se do fitonte 220 Milionë Euro në 10 vjet për një shërbim ekskluziv, dhe shitja për 5 mijë lekë e gati gjysmës së aksioneve ndaj një partneri ngjan diçka shumë e dyshimtë, pasi vlera e kontratës së Rapiscan për skanimin e kontejnerëve ishte mbi 200 milionë dollarë amerikanë.
Megjithatë, edhe kjo çështje, ashtu si shumë skandale të tjera të lidhura me koncesionet, duket se kaloi në heshtje dhe drejtësia shqiptare nuk bëri asgjë për të zbardhur skemën dhe lidhjet e dyshimta të koncesionit Rapiscan.
Peçini junior dikur mbante edhe fjalime nëpër universitetet private të kolegëve të tij mbi Buxhetin e Shëndetësisë në vend duke qenë një prej shteruesve të tij familjarisht.
Ka fituar një konçesion me kompaninë me katër punonjës ndërkohë që dy iu arrestuan për kokainën e Trifon Muratajt.