Mbijetuan 9 ditë në thellësi të minierës, shpëtohen dy minatorët në Korenë e Jugut

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.11.2022, 13:00

Në Korenë e Jugut dy minatorë të ngecur për plot 9 ditë në një minierë zinku, kanë arritur të shpëtohen. Sipas mediave të huaja, një 62-vjeçar dhe një 56-vjeçar, besohet se janë mbajtur ngrohtë duke ndezur një zjarr dhe duke ndërtuar një tendë me plastikë.

Gjithashtu mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar. Dy minatorët u bllokuan gati 200 metra nën tokë, pasi një pjesë e minierës së zinkut ku po punonin, u shemb më 26 tetor në Bonghwa, në lindje të vendit. Ata më në fund u shpëtuan natën e 4 nëntorit, më shumë se 9 ditë më vonë.

Të dy mundën të dilnin nga miniera dhe u dërguan në spital. Mjeku i tyre tha se ata duhet të shërohen plotësisht. Presidenti Yoon Suk-yeol e quajti shpëtimin e tyre “me të vërtetë një mrekulli”.

“Faleminderit dhe faleminderit sërish që u kthyet shëndoshë e mirë nga udhëkryqi i jetës dhe vdekjes”, ka shkruar ai në Facebook. Autoritetet thanë se minatorët mbijetuan duke pirë ujë që ra nga tavani dhe duke përdorur pluhur kafeje si vakt.

Operacioni i shpëtimit filloi të enjten kur punonjësit e urgjencës shpuan një vrimë dhe futën një kamerë të vogël në përpjekje për të gjetur minatorë. Ata u zbuluan përfundimisht të ulur krah për krah për t’u ngrohur, në një dhomë të gjerë ku takohen disa boshte minierash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit