U arrestua duke punuar në shtëpi bari në Londër, 23-vjeçari shqiptar dënohet me vetëm 1 paund gjobë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.11.2022, 11:43

Një shqiptar i quajtur Andi Kokaj, i cili ishte arrestuar nga policia britanike në gusht të vitit 2021 si pjesë e nja bande kriminale, që merrej me kultivimin e kanabisit, ka dalë së fundmi para gjykatës dhe është përballur me një dënim, që me siguri as ai nuk e mendonte.

23-vjeçari ishte pjesë e një bande me bazë në Londër, e cila në bashkëpunim me ish-pronaren e bujtinave Harrogate, Yoko Banks, kishte ngritur tre shtëpia të mëdha bari.

Ai u dënua me tre vjet burg në gusht të vitit të kaluar, por gjatë seancës dëgjimore ditën e djeshme në Gjykatën e Leeds Crown, gjyqtari Tom Bayliss KC vendosi që Andi Kokaj do të paguante një tarifë nominale prej 1 paund pasi prokuroria tha se ai luajti një rol të vogël në sipërmarrjen kriminale.

Prokurori Michael Bosomëorth tha se banda kishte konvertuar tre nga pronat e Banks në Alexandra Road, Woodlands Road dhe Somerset Road pranë qendrës së qytetit Harrogate në shtëpi bari me rendiment të mundshëm deri në 456,000 paundë.

Banda fitoi rreth 345,000 paundë nga shitja i drogës. Megjithatë, Kokaj, luajti një rol më të vogël dhe paguhej vetëm 80 paundë në ditë dhe kështu bëri një fitim financiar prej 1,120 paundësh, shtoi Bosomworth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit