Kur do shkojë në SPAK Pirro Vengu?! I ka kaluar mbi 8 herë kokaina nën hundë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.11.2022, 11:43

Drejtori i Portit të Durrësit Pirro Vengu, mbetet sërish i paprekur nga skandalet e kokainës në institucionin ku qeveria e ka vendosur titullar. Ka humbur numërimi se sa herë mund t’i ketë kaluar nën hundë drejtorit “e bardha”, e cila më vonë është zbuluar me bujë të madhe.

Janë dy deri më tani kompanitë që kanë ecnin të paprekura në Portin e Durrësit për kalimin e kokainës në Shqipëri nën banane. “Alba Exotic Fruit” dhe “Banaking”. Pronari i kësaj të fundit është shpallur sot në kërkim pas disa radhëve të vazhdueshme të kapur me kokainë të fshehur nën banane.

Për këtë përgjegjësia i është atribuuar punonjësve të skanerit të cilët sipaa akuzave kanë lënë sasinë e kokainës të kalonte e padetektuar. Pra sa herë që Trifoni kalonte kokainë në Port dhe të gjithë bënin “qorrin” Pirro Vengu qëndronte i paprekur duke mos marrë asnjë përgjegjësi.

Ai as nuk është thirrur nga inatitucionet përkatëse nëse ka dijeni mbi ngjarjen dhe as nuk është përgjigjur për përgjegjësinë mbi punonjësit e tij.

Duke marrë parasysh që në Shqipëri asgjë nuk bëhet pa fjalën e shefit të madh, në këtë rast kalimi i disa kilogramëve kokainë, pse askush nuk e thërret Vengun në SPAK por loja vazhdon sikur të mos ketë ndodhur asgjë dhe në pranga vihen dy punonjës të thjeshtë në një pozicion ku arrestohen çdo muaj?!

Duke qenë se shpeshtësia e rasteve të kokainës në portin e Durrësit konsiderohet tashmë si diçka normale, Vengu nuk është prononcuar asnjëherë për raster dhe as preket nga drejtësia.

Çfarë luhet në gjithë këtë histori?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit