DailyMail: Hasi, qyteti shqiptar ku pothuajse të gjithë burrat janë larguar për në tokën e premtuar të Britanisë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.11.2022, 09:52

"Dailymail" ka bërë një shkrim për Hasin, një nga qytetet ku djemtë e saj janë largur thuajse të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gazetarët e medias britanike kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë bërë një reportazh lidhur me qytetin por edhe njerëzit që jetojnë në Has.

DailyMail shkruan:

Një qytet i largët i mbushur ka nisur aq shumë emigrantë në Angli sa rrugët e tij tani janë praktikisht të zbrazura nga të rinjtë.

“Kemi mbetur kaq pak këtu. Ata jetojnë të gjithë me ju tani. Kaq shumë kanë shkuar saqë ne ndihemi pjesë e Britanisë, sa mbretëresha juaj e ndjerë ishte mbretëresha jonë,"-tha dje për Daily Mail Liman Morina, kryebashkiaku i Hasit, një qytet tre orë me makinë nga kryeqyteti i Tiranës.

Javën e ardhshme, këshilltarët e Hasit do të miratojnë ndërtimin e një statuje të Mbretëreshës pranë sheshit kryesor, të financuar nga donacionet e dërguara nga emigrantët që jetojnë në Britani. Morina, një ish-mësues shkolle 52-vjeçar, tha: Do të qëndrojë në qendër të qytetit me kërkesën time. Njerëzit e Hasit do të japin paratë që fitojnë në Angli.

Pas vdekjes së Mbretëreshës, ai organizoi një ditë zie zyrtare në Has, e cila u raportua në televizionet shqiptare si kryefjalë e ngjarjes.

Ai shpjegoi: Statuja e re është për ta nderuar atë, sepse gjatë kohës së saj si monarke britanike, njerëzit tanë nga Hasi filluan të shkonin në Angli dhe ajo u dha atyre mundësinë për të gjetur punë dhe për të ndërtuar një jetë të re nga asgjëja. Ka aq pak të rinj që janë ende këtu sa nuk mund të mos e vini re.

Eksodi i Hasit, thotë ai, është nxitur nga mungesa e punës. Nga popullsia e qytetit prej 5000 banorësh, vetëm 700 nga të rriturit kanë punë, 300 prej tyre në sektorin publik si punonjës policie, nëpunës civilë ose mësues të paguar nga shteti shqiptar. Banorët mbështeten shumë në paratë e dërguara nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga djemtë e tyre për të përballuar jetesën. Në periferi të Hasit, kanë dalë vila të mëdha dhe të bukura, të ndërtuara me paratë e bëra në Britani.

Pronarët e tyre kthehen nga Anglia gjatë verës duke ngarë makinat e mrekullueshme për të kaluar disa javë në Shqipëri. Kryebashkiaku shpjegoi: Do të përballeshim me një fatkeqësi të madhe nëse fëmijët nuk do të shkonin sepse u dërgojnë para nënave, baballarëve, vëllezërve më të vegjël, motrave të tyre. Më shumë se tetë në dhjetë familje varen prej tyre. Edhe ata që punojnë fitojnë aq pak sa kanë nevojë për ndihmën shtesë nga fëmijët e tyre në Angli.

Më pas ai shtoi me respekt: ​​Kjo është arsyeja pse ne po ndërtojmë një statujë të Mbretëreshës për ta falënderuar atë që na dha të gjithëve një shans.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit