Përshkallëzim krize (permacrisis)- një fjalë që përshkruan ndjenjën e të jetuarit në një periudhë lufte, inflacioni dhe paqëndrueshmërie politike, është zgjedhur si fjala e vitit nga Fjalori Collins.
Sipas drejtuesve të fjalorit Collins, kjo fjalë tregon se sa i tmerrshëm ka qenë viti 2022 për kaq shumë njerëz. Pasiguria politike, lufra në Ukrainë, ndryshimi i klimës, kriza ekonomike, shtrenjtësia e nivelit të jetesës, kanë çuar në nevojën e përdorimit të një fjalë të re siç është "permacrisis."
Më poshtë lista e 10 fjalëve dhe frazave kryesore të përmendura më shumê në 2022, sipas rendit alfabetik, plus përkufizimet e tyre të plota:
Carolean: Lidhet me Charles III të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut ose mbretërimit të tij.
Kiev: Kryeqyteti i Ukrainës, në lumin Dnipro.
Lawfare: Përdorimi strategjik i procedurave ligjore për të frikësuar ose penguar një kundërshtar.
Partygate: Një skandal politik mbi tubimet shoqërore të mbajtura në zyrat e qeverisë britanike gjatë 2020 dhe 2021 në kundërshtim me kufizimet e shëndetit publik që mbizotëronin në atë kohë.
Permacrisis(përshkallëzim krize): Një periudhë e zgjatur paqëndrueshmërie dhe pasigurie, veçanërisht ajo që rezulton nga një sërë ngjarjesh katastrofike.
Quiet quitting- Të heqësh dorë nga puna pa dhënë dorëheqjen. Praktika e të bërit jo më shumë punë sesa është e detyruar të bëjë një person, veçanërisht për të shpenzuar më shumë kohë në aktivitete personale
Splooting: Akti i shtrirjes në bark me këmbë të shtrira.
Sportswashing: Sponsorizimi ose promovimi i ngjarjeve sportive për të rritur një reputacion të dëmtuar ose për të shkëputur vëmendjen nga një aktivitet i diskutueshëm.
Vibe shift- I referohet ndryshimeve të shpejta të trendeve në rrjete sociale
Warm Bank: Një ndërtesë me ngrohje ku mund të shkojnë njerëzit që nuk kanë mundësi të ngrohin shtëpitë e tyre.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
I riu nga Tirana
Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
Vajza që gjeti Brajanin
Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
Erion Veliaj
I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
Aleks Visha
I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
Mjeku human
Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
Pasagjeri në urban
I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
17-vjeçari nga Vlora
Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
Gjimnazisti jo-servil
Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.