Grabitja e dhunshme në Mykonos: 5 shqiptarët dhunuan me leva e pistoleta ish-pronarin e tyre, i morën 40 mijë €

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.11.2022, 22:38

Një grabitje e dhunshme mes shqiptarësh ka ndodhur në ishullin më të njohur dhe të pasur të Greqisë, Mykonos.

Sipas mediave greke 5 shtetas shqiptarë me shkopa dhe leva hekuri kanë shkuar në zyrën e ish-pronarit të tyre dhe e kanë dhunuar e vjedhur 40 mijë euro që ai kishte me vete. Duke qenë se kishin punuar për të, pesë ish-punonjësit e dinin kur bënte pagesat dhe kur kishte në qarkullim para.

Biznesmeni shqiptar u dhunua nga pesë ish-punonjës të tij, të cilët e rrahën me leva hekuri në trup dhe kokë. Shqiptari i cili u dhunua nga bashkëatdhetarët ka emër shumë të mirë në Mykonos pasi ka bërë bashkëpunime të shkëlqyera me njësi hoteliere të njohura dhe zinxhirë restorantesh ndërkombëtare.

Ai e ka nisur çdo gjë nga zeroja dhe nga arritur të ndërtojë nga e para dy vila luksoze të cilat ua jep me qira turistëve gjatë verës.

Shqiptarët pasi e rrahën dhe i morën 40 mijë euro biznesmenit e kërcënuan me pistoletë.

Ngjarja ka ndodhur dje në orën 20.50 në zonën Drafaki të Mykonos. Sipas dëshmitarëve, shqiptarët mbanin në duar shufra metalike dhe pistoleta Glock. Ata kanë sulmuar në kokë dhe trup biznesmenin dhe një bashkëpunëtor të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit