Qeveria e quan të padrejtë kushtëzimin e vizave me sistemin ETIAS

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.11.2022, 20:53

Të enjten ka nisur takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim midis BE-së dhe Kosovës.

Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, u diskutua për progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

Nga Bashkimi Evropian u theksua përmbushja e kritereve për heqjen e regjimit të vizave, ndërsa nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se kushtëzimi i liberalizimit të vizave me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS është i padrejtë dhe i paarsyeshëm.

Deputeti i Parlamentit Evropian dhe bashkëkryesuesi i komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, Romeo Franz, tha se Kosova meriton liberalizimin e vizave. Ai theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të ketë njohjen reciproke.

“Kosova ka përmbushur gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se propozimi për liberalizim të vizave është ende në Këshill dhe duhet të trajtohet si çështje urgjente. Nevoja për liberalizim të vizave ka qenë një pozicion shumë i fuqishëm i Parlamentit Evropian i shprehur në rezolutat tona, por edhe takime tona në shumë situata. Kosova meriton liberalizimin e vizave, jemi të bindur se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave. Po ashtu, inkurajojmë vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit me një njohje të ndërsjellët, si një marrëveshje themelore dhe gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Bashkëkryesuesja tjetër e komisionit, deputetja Mimoza Kusari-Lila, tha se Kosova ka shënuar progres përkundër sfidave që ka pasur.

“Kosova ka shënuar progres përkundër sfidave që kemi pasur. Kosova sot radhitet më mirë sipas indeksit të Transparency International dhe është kampione sa i përket reformave në sundimin e ligjit. Parlamenti i Kosovës ka pasur një progres duke miratuar 84 ligje, nga të cilat 18 marrëveshje ndërkombëtare”, tha Kusari-Lila.

Ligjvënësve iu drejtua edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se marrëveshjet me Bashkimin Evropian janë shumë të rëndësishme për Kosovën.

“Këto marrëveshje me Bashkimin Evropian janë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe konfirmojnë orientimin e palëkundur të Kosovës që të bashkëpunojë sa më thellë me BE-në drejt fazave të ardhshme deri në stacionin e fundit që është a anëtarësimi jonë i plotë në këtë institucion të vlerave të drejtave të njeriut, demokracisë që është Bashkimi Evropian”, tha ai.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, foli ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili adresoi kritika karshi BE-së për liberalizimin e vizave.

“Aplikacioni ka për synim që të jetë lart në agjendë, sepse Kosova për një kohë të gjatë është lënë prapa në procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, po ashtu është injoruar në procese që ka kaluar rajoni, përkundër që ka popullin më pro-evropiane. Procesi i liberalizimit të vizave ka përfunduar te të gjitha pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe tash jemi vendi i vetëm që i nënshtrohemi regjimit të vizave. Përpjekjet për të lidhur këtë proces me ETIAS janë të padrejta dhe të paarsyeshme”, theksoi Krasniqi.

Ndërkaq, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përsëriti se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave derisa pati edhe një porosi për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sa më shumë që Kosova përmbushë MSA-në, aq më pranë do të jetë Bashkimit Evropian. Ky takim i sotëm është mundësi për të vlerësuar punën që është bërë në suaza të kësaj marrëveshjeje. Ne inkurajomë Kosovën dhe Serbinë që të jenë konstruktive në procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe të çojnë atë përpara pa vonesë. Është me rëndësi që të përmbushen dhe zbatohen të gjitha obligimet e mbetura nga marrëveshjet e kaluara. Sa i përket liberalizmit, ne e dimë se qëndrimi i Komisionit Evropian nuk ka ndryshuar – Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave. Jam i lumtur se pas votës në dobi të kësaj, kjo çështje është trajtuar në mënyrë aktive gjatë Presidencës Çeke”, tha ai raporton KSP.

Takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë do të vazhdojë të premten.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit