SKANDAL SHTETËROR/ 600 MILIONË Lekë oligarkut të puseve të naftës Isuf Berberi dhe Delina Ibrahimajt

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.11.2022, 20:12

Artikulli që do të paraqesim më poshtë mund të cilësohet pa diskutim si një nga skandalet më të mëdha të abuzimit me paratë publike të kohëve të fundit.

Albana Fico, ish-kunata e kryeministrit Edi Rama dhe përfituesit e një tenderi prej mbi 600 MILIONË LEKËSH do kishin hyrë me këmbët të djathtë në SPAK nëse ky institucion nuk do të kishte rënë në gjumë të gjatë letargjik përgjatë të gjithë mandatit.

Institucioni që Fico drejton, QSUT i ka dhënë 630 MILIONË LEKË FUFARMA SHA në zotërim të biznesmenit të puseve të naftës Isuf Berberi i cili është zotërues i kompanisë farmaceutike me 94.65% të aksioneve. Çuditërisht në këtë kompani aksionare është zotëruese edhe Ministria e Financave me 5.35%. të aksiomeve. Pra një institucion shtetëror përfiton para publike nga një tjetër institucion shtetëror në bashkëpunim me një oligark mashtrues të certifikuar… Ndërkohë që Ministria e Financave është aksionere në një kompani farmaceutike…

A kanë shpjegim skandalet në këtë vend…?!

Taksat e popullit kalojnë ping-pong në duart e titullarëve të shtetit nga njëri institucion në tjetrin dhe PYETJA QË BIE NË KËTË ZHVATJE ËSHTË, SE PSE NUK VEPRON SPAK?!

Skandali shtetëror nuk mbaron këtu për faktin sepse jo vetëm që tenderi i është dhënë oligarkut dhe ministres i shënuar me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence si konkurrent i vetëm në garë…

Por sepse emri i Berberit mund t’ju ketë tingëlluar i njohur pasi ky oligark i ka shkaktuar dëm shtetit shqiptar në vlerën 1.5 MILIONË $. Ai është pronar i disa bizneseve, ndër to kompanisë Phoenix Petroleum së bashku me ortakun e tij Naim Kasën, kompani e cila ka shfrytëzuar disa puse nafte në Shqipëri me marrëveshje me qeverinë shqiptare, por nuk ka investuar.

Berberi akuzohet për ‘mashtrim me pasoja të rënda’ dhe u lirua nga burgu pa u arrestuar. Ai kishte marrë më herët në mungesë masën ‘arrest në burg’, ndërsa togat e zeza vendosën ta lironin nga akuzat.

HISTORIA

Kompania e Berberit, ka paraqitur pranë AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.

Falsiteti i këtyre faturave, thuhet në dosjen hetimore, është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.3 mln dollarë.

Një aksioner i akuzuar për mashtrim të shtetit shqiptar, i dënuar me burg që i ka shkaktuar dëm financiar miliona eurosh në Buxhetin e Shtetit përfiton tender nga një institucion shtetëror në bashkëpunim me një ministri?!

Çfarë dreqin luhet në këtë vend?! A ka ligj që i heton këto skandale shtetërore?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit