Ditën e djeshme, shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë dhe mbarë botës u tronditën nga video-ja e dhunimit të moshuarës në ambientet e azilit në Pejë.
Ngjarja e rëndë shkaktoi reagime të shumta dhe disa prej shqiptarëve fajësuan familjen e të moshuarës, nënë dëshmori për dërgimin e saj në azil. Por rrethanat e familjeve shqiptare janë të ndryshme dhe dhuna mesa duket është e pranishme kudo.
Duke marrë shkas nga kjo ngjarje e rëndë, një tjetër rast dhune ka mbërritur në redaksinë tonë.
Një vajzë(mbesa e të dhunuarës) ka treguar se gjyshja e saj, me iniciale S.H dhunohet 24 orë në ditë nga djali dhe nusja e saj. Vajza ka treguar se gjyshja e saj jeton në Yzberisht me njërin prej djemve të saj, pasi tjetri nuk pranoi ta mbante në shtëpi.
Bashkëshorti i të moshuarës është ndarë nga jeta vite më parë dhe nëna i ka rritur e vetme fëmijët. Pavarësisht sakrificave që ka bërë për rritjen e tyre, djali me iniciale Q.H dhe nusja Sh.H me të cilët jeton tani e dhunojnë vazhdimisht.
Mbesa e gjyshes së dhunuar dëshiron të tregojë se të moshuarit po keqtrajtohen e dhunohen jo vetëm në azile, por edhe në shtëpitë e tyre, nga fëmijët e tyre.
Denoncimi i vajzës: