Hungarissimo sjell shkëlqimin e Hungarisë në Tiranë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.11.2022, 14:56

4iG, investitori hungarez i ALBtelecom dhe ONE mbështet Hungarissimo, i cili sjell Javën e Kulturës Hungareze, me një sërë eventesh unike

Java e Kulturës Hungareze vjen në disa qytete të Shqipërisë, gjatë datave 2-6 nëntor.

Aktivitetet që nisin më 2 nëntor, me hapjen e ekspozitës së dy artistëve hungarezë përgjatë zonës së Pedonales, do të shoqërohen me një sërë ngjarjesh kulturore për publikun e gjerë.

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) 2022 është një nismë e Ministrisë së Kulturës, e mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe Tirana Youth Capital, e cila sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës, ndër të tjera edhe Hungarisë.

Festivali Hungarissimo mbështetet nga Grupi 4iG, i cili është investitori më i madh hungarez në Shqipëri, pas blerjes së ONE Telecommunications dhe ALBtelecom.

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur sot në Muzeun Historik Kombëtar, z. Robert Budafoki, Zëvendëspresident i 4iG International, në Tiranë, duke u uruar suksese të gjithë artistëve të festivalit, ndër të tjera shtoi:

"Ne kemi kënaqësinë të mbështesim Festivalin Hungarissimo, i cili do të ndihmojë në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis dy vendeve tona, përmes aktiviteteve të larmishme dhe interesante. Misioni i Hungarissimo është mjaft i ngjashëm me misionin tonë në Shqipëri. Të dy po promovojmë lidhjet midis investimeve dhe ekspertizës hungareze, me burimet e jashtëzakonshme shqiptare. Qëllimi ynë përfundimtar mbetet të ofrojmë shërbimet më të mira për qytetarët shqiptarë dhe mbi të gjitha të promovojmë inovacionin digjital në Shqipëri."

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, znj. Meri Kumbe theksoi se:

Javët Kulturore Ndërkombëtare, një nismë e Qeverisë shqiptare dhe e Ministrisë së Kulturës, vjen pikërisht për të celebruar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe rast 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Hungarinë. Synimi ynë është ta kthejmë Shqipërinë në një skenë të hapur ndërkombëtare, ku secili shtet mund të prezantojë ngjyrat e larmishme të kulturës së shtetit të tij, por ndërkohë të krijojmë mënyra komunikimi për komunitetin e artistëve dhe jo vetëm.”

  1. Adam Lovassy, Zëvendësambasador i Ambasadës Hungareze në Tiranë vlerësoi nismën e Ministrisë së Kulturës dhe bashkëpunimin e dy shteteve, të cilat këtë vit festojnë 100 vjetorin e miqësisë.

Përveç Tiranës, Fieri do të jetë një tjetër qytet ku do të prezantohet një program i përzgjedhur artistik, ndërsa nata e 5 nëntorit do t'i kushtohet tingujve të muzikës dhe shijimit të artit dhe kuzhinës tradicionale hungareze.

Kjo seri eventesh do të kulmojë me natën Grand Gala, kushtuar muzikës orkestrale klasike, në teatrin e Korçës, me pjesëmarrjen e shumë artistëve shqiptarë dhe të huaj që performojnë në vende të ndryshme të botës.

Hungarissimo është kthyer tashmë në një festival tradicional, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e përvitshme e njohjes dhe shkëmbimit të traditave, artit, kulturës dhe kuzhinës hungareze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit