Dhëndri i të moshuarës së dhunuar tregon përse e çuan në azil: Pagesa ishte 600 euro në muaj

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 03.11.2022, 10:16

Rasti i të moshuarës, e cila u dhunua nga punonjësja e shtëpisë së moshuarve “Orenda” vazhdon të krijojë bujë të madhe në media dhe rrjetet sociale. Erzen Vala, dhëndri i të moshuarës së dhunuar për “Syri TV” në lidhje me ngjarjen e rëndë. Vala tregoi ndër të tjera edhe arsyen se pse kjo nënë e dy fëmijëve ishte në një qendër për të moshuar.

"Arsyeja është se djali, Miloti, jeton prej disa vitesh në Belgjikë, ka familje atje dhe është në marrëdhënie pune. Nuk ka mund ta ndërpresë qëndrimin atje për shkak të nënës. E shoqja gjithashtu është e angazhuar, është nënë e dy fëmijëve si dhe bashkëshorte, njëkohësisht është në marrëdhënie pune në një orar të zgjatur, dhe punon deri në 21:00 të mbrëmjes. Kjo ka qenë arsyeja, koha.

Me vdekjen e burrit të saj, iu keqësua situata sepse vuan nga Alzhaimer. Ka filluar kujdesi me angazhimin e dy vajzave që kujdeseshin për të në shtëpinë e saj. Por pasi u hap kjo qendër... fëmijët vendosën ta çojnë atje me idenë që kujdesi do jetë më profesional, dhe nga njerëz që dinë ta kuptojnë llojin e sëmundjes”, u shpreh Vala.

Pyetjes nëse e moshuara është ankuar më parë për dhunë në atë institucion, ai u përgjigj: "Jo, asnjëherë nuk është ankuar dhe ndoshta nuk kemi mundur ta kuptojmë edhe për shkak të llojit të sëmundjes, kështu që ime shoqe, as nuk e ka imagjinuar që mund të ndodhë diçka e tillë. Ajo bën gati një vit që është në këtë qendër. Pagesa është 650 euro në muaj. Dhe është bërë një tolerim për statusin dhe si 'Nënë e Dëshmorit' ka paguar 600 euro, pra çdo muaj."

Dhëndri i të moshuarës tregoi se një natë më parë ka ardhur dhe i biri i saj nga Belgjika dhe se ajo tani ndodhet në apartamentin e saj pranë familjes, ku sot do t’i nënshtrohet edhe një vizite me psikologun për të ndihmuar dhe kuptuar gjendjen e saj psikologjike.

"Mbrëmë ka ardhur Miloti nga Belgjika dhe deri në atë kohë ishte në shtëpinë time, në orët e vona kanë shkuar në apartamentin e tij. Aty ndodhet tani. Ndërsa sot do të nisemi për një vizitë mjekësore për te psikiatri. Gjendja e saj aktualisht është e mirë mbase për faktin se në i krijuam një situatë të gëzueshme, i erdhi dhe mbesa bashkë me djalin nga Belgjika dhe të gjithë morëm një rol për t’i rikthyer sa më shumë gjendjen emocionale."

Por sa të rënda ishin për familjen e saj, pamjet që tronditën gjithë Shqipërinë? "Ndjesitë kur pamë videon ishin shokuese. Gruaja ime ka qenë gjatë orarit të punës kur është parë ajo video. Unë jam njoftuar nga motra, Zhaneta nga disa shoqe, kemi biseduar dhe kam shkuar ta marr në punë në një gjendje të dërrmuar.

Më pas e kam dërguar në një klinikë të kujdesit në Gjakovë, bëri një vizitë, sepse ishte shume keq dhe mori qetësues. Më pas u ulëm biseduam se çfarë hapash do marrim në vazhdim. Është për tu falënderuar sensibilizimi i madh që ka ndodhur me rastin, dhe kjo është diçka e mirë në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet më", u shpreh dhëndri i të moshuarës, Erzen Vala.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit