Në raport me popullsinë, Shqipëria është e para në botë për kërkesat e larta për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.11.2022, 07:28

Në Shqipëri përmasat e emigracionit janë aq të larta në raport me popullsinë dhe nivelin e zhvillimit ku ajo ndodhet, si një vend kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian, sa vendosin një rekord botëror.

Sipas Monitor, Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë për 7 mujorin e parë të vitit në Bashkimin Europian dhe për 6 mujorin e parë 2022 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të Eurostat për aplikimet për azil, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (www.gov.uk), të përpunuara nga “Monitor” në raport me popullsinë.

Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë (2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar). Shqipëria lë pas Gjeorgjisë me 3.9 aplikime për 1000 banorë (nga të cilat 3.7 janë në vendet e Bashkimit Europian) dhe Sirinë, që ka 3.1 aplikime për një mijë banorë, nga të cilët 2.9 janë në shtetet e Bashkimit Europian (shiko grafikun: Aplikimet për azil në raport me popullsinë, janar-korrik 2022).

Pas Shqipërisë, renditjen shtete si Eritrea, Afganistan, Venezuela, Moldavia, Armenia, Tunizia dhe më pas janë Maqedonia e Veriut (0.65 aplikime për një mijë banorë dhe Kosova (0.6 aplikime për një mijë banorë).

Për të dy shtetet e para, Gjeorgjinë dhe Sirinë, arsyet kryesore të aplikimit për azil lidhen me luftën.

Gjeorgjia pa një rritje të ndjeshme të aplikimeve për azil pas pushtimit të Ukrainës, i cili ka qenë një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar shtetasit e Gjeorgjisë të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian, sipas zyrës së azilit të BE-së.

Në Siri, e cila prej një kohe të gjatë po vuan dhunën e luftës civile, sirianët largohen për shkak të dhunës (rreth 13 mijë fëmijë kanë humbur jetën apo janë plagosur), infrastruktura është në kolaps, sistemet shëndetësore, shkollat, ujësjellësit etj janë dëmtuar ose janë shkatërruar, sipas një raporti të World Vision.

Në Shqipëri, aplikimet për azil janë rritur ndjeshëm që pas pandemisë. Sipas të dhënave të Eurostat, për periudhën janar- gusht 2022 janë regjistruar gjithsej 6,860 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm për aplikimet në Bashkimin Europian, Shqipëria renditet e treta në raport me popullsinë, pas Gjeorgjisë dhe Sirisë.

Por, në 2022-n, ka një rritje shumë të lartë të aplikimeve në Mbretërinë e Bashkuar, që e vendos Shqipërinë në krye të listës globale për kërkesat e larta për azil. Sipas të dhënave zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar në faqen e internetit www.gov.al, vetëm për 6 mujorin e parë të vitit kërkuan azil nga Shqipëria 7,267 persona, më shumë sesa në gjithë vendet e Bashkimit Europian, duke u renditur të dytët në numër pas Iranit (10,752). Ndërsa në raport me popullsinë Shqipëria ka 2.6 aplikime për një mijë banorë, kundrejt Iranit, me 0.1 aplikim për një mijë banorë.

Numri i personave që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar është më i lartë, por jo të gjithë kërkojnë azil. Mediat britanike raportojnë që 12,000 shtetas nga Shqipëria kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit përmes detit, ose 30% të totalit të hyrjeve me anije në vend.

Duke përfshirë dhe hyrjet në Mbretërinë e Bashkuar, në total janë 14 mijë aplikime nga shqiptarët në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e parë të vitit.

Vala e re e emigrimit po shkakton probleme në gjetjen e fuqisë punëtore, sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore.Banka analizoi se papunësia, korrupsioni dhe emigracioni mbeten shqetësimet kryesore të bizneseve në rajon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit