Infermierja Aurona Pelaj mund të dënohet deri në 3 vite burg që rrahu të moshuarën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.11.2022, 07:19

Një video e bërë publike dje në rrjetet sociale, ka skandalizuar shqiptarinë.

Një avokat nga Kosova ka folur për mediat në lidhje me rastin e Aurona Pelajt, infermerieres e cila dhunoi një të moshuar në qendrën “Orenda” në Pejë.

Avokati Arianit Koci ka thënë se nëse ajo do të ishte klientja e tij do t’i “kishte thënë që ta pranojë fajësinë ose të mbrohet në heshtje”.

“E kisha mbrojt pa asnjë dilemë, por kësaj infermieres i kisha thënë me pranu fajësinë ose mu mbrojt në heshtje, nuk e kisha leju me bë anjë lloj arsyetimit, se veç po e rëndon pozitën e vet procedurale, e me ligj se ka me rëndu veten”,-tha Koci.

Ai shtoi se Prokuroria kërkon deri në 3 vite burg për raste të tilla pasi shqyrton të gjitha rrethanat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit