“150 mijë £ ose të djegim me acid ty dhe fëmijët”, zbardhen mesazhet kërcënuese të bosëve të drogës ndaj familjes nga Tepelena

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.11.2022, 00:42

Para pak ditësh, policia ka arrestuar shtetasin Vasel Koçeku dhe ka shpallur në kërkim Omer Brajën pasi akuzohen se kanë kërcënuar një qytetar që t’u jepte 150 mijë paund.

Mësohet se E.Manaj me origjinë nga Tepelena, pak kohë më parë ka punuar në një shtëpi bari në Angli. Por i riu duke mos dashur ta vazhdonte këtë punë kishte vendosur të largohej pa miratimin e "bosëve" të tij. Kaq ka mjaftuar që ata ta shpallin në kërkim duke e akuzuar se iu kishte vjedhur drogën.

Por përveç kësaj, ata i kërcënuan familjen duke i thënë se nga 20 mijë paund i vëllai i tij dhe babai do duhet të paguanin 150 mijë paund. Së fundmi në media është zbuluar telefonata që vëllai i të riut nga Tepelena ka marrë nga “negociatori” i ngarkuar për sqarimin e kësaj çështje.

Alo! Jam Mandi Gashi, s’kam probleme me ju, por me vëllanë tuaj në Angli ndaj mbylle lokalin vëri shiritin nxiri njerëzit jashtë pasi në të kundërt do të djegim ty e kalamajtë me acid.

Pas kësaj telefonate shtetasi T.Manaj, vëllai i E.Manaj ka nisur të shqetësohet pasi nuk kishte dijeni se i vëllai ishte përfshirë në botën e kanabisit dhe shtëpive të barit në Angli. Pas kësaj telefonate T.Manaj ka telefonuar të vëllanë i cili i ka sqaruar se për një javë pasi ka shkuar në Angli me tre shtetas nga Shkodra, ai ka punuar në shtëpi bari, por është larguar e s’donte të merrej me punë të paligjshme.

Pas kësaj, T.Manaj është kontaktuar sërish në Whatsapp nga “negociatori” i cili i ka kërkuar takim urgjent e ta mbyllte këtë punë pasi ishte ngatërruar me persona shumë të fuqishëm. “Negociatori” i cili ishte Omer Braja i ka kêrkuar T.Manajt 150 mijë paund pasi në të kundërt do t’i vriteshin dy fëmijët e tij të mitur dhe prindërit.

Këto kërcënime vazhduan për disa orë duke i përmendur edhe adresat e sakta të banimit dhe lokalin me qira që ai kishte tek “Rruga e Qelqit” në Tiranë. Pas telefonatave kërcënuesit nuk janë ndalur dhe i kanë shkuar në lokal aty ku ka qenë edhe babai i T.Manaj i cili ka dëgjuar se si dy persona njëri prej tyre me tatuazh i ka kërcënuar rreth orës 10 të datës 30 tetor.

Do të vrasim fëmijët prindërit, ç’të kesh nëse s’paguan 150 mijë paundët e shtëpisë së barit që vodhi vëllai yt.

Pasi T.Manaj i ka shpjeguar se s’i kishte asnjë borxh dhe asnjë detyrim kërcënuesit i kanë lënë 3 orë afat që të paguante 150 mijë paund në të kundërt do vihej në zbatim plani i vrasjes duke i djegur me acid. Pas këtyre kërcënimeve të vazhdueshme dhe frikës për jetën, familja nga Tepelena i është drejtuar policisë dhe ka kërkuar ndihmë nga autoritetet për zgjidhjen e kësaj çështje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit