Familja shqiptare u shua në aksidentin tragjik, shoferi nën efektin e drogës dhe alkoolit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.11.2022, 23:56

Orjol Lame, bashkëshorti i Shane Hysenit e cila vdiq në aksidentin tragjik në Itali bashkë me djalin, vëllain, dhe motrën e saj, ka rezultuar pozitiv në testin e drogës dhe alkoolit.

Sipas mediave italiane 32-vjeçari ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit kur po drejtonte makinën që u përplas në një shtëpi të pabanuar në fshatin Via Emilia, midis Villa Gaida dhe Cadè, në Reggio Emilia të dielën në mbrëmje. Në këtē aksident humbën jetën katër persona: bashkëshortja e tij 22-vjeçare Shane Hyseni, djali i tyre një vjeç e gjysmë Mattias, vëllai dhe motra e Shanes, Resat dhe Rejana 9 dhe 11 vjeç. Nga analizat e kryera në spitalin Santa Maria Nuova në Reggio Emilia, ku i riu ndodhet i shtruar në gjendje kritike, në reanimacion, në gjak janë gjetur droga të ndryshme dhe alkool.

Orjol po hetohet për vrasje të shumëfishtë në rrugë nga prokurori i Prokurorisë së Rexhios, Marco Marano. Makina Fiat Stilo me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shpejtësi të madhe në vilë. Gjithashtu rezulton se makina ka qenë e pasiguruar dhe pa kontroll.

Pjesa e rrugës ku ndodhi përplasja ka qenë në qendër të polemikave për sigurinë prej disa kohësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit