Hakerat iranianë kanë publikuar mbrëmjen e sotme të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.
Në grupin e tyre në Telegram, hakerat e “HomeLand Justice” kanë publikuar të dhënat e rreth 600 punonjësve bashkë me emrat, email-et dhe numrat e telefonit.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ky grup hakerash publikuan të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama bashkë me listën e hyrje-daljeve(fluturimet) nga vendi ynë.
Ndërkohë që kanë publikuar edhe targat e shqiptarëve si dhe të dhëna të tjera të zyrtarëve në institucionet shtetërore.