Xhaka: Taulant Nura u vra për lirinë e disa bishave që dhunojnë prindërit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.11.2022, 21:13

Video tronditëse që u publikua sot ku shihet një infermiere derisa ushtron dhunë fizike ndaj një të moshuare në Pejë ma ngjallur reagime të ashpra duke përfshirë personalitete nga të gjitha fushat.

Një reagim të ashpër ndaj kësaj dhune e ka bërë edhe futbollisti i Arsenali Granit Xhaka.

Ai në rrjeti social Instagram ka shkruar gjatë duke shprehur mllefin e tij si dhe zhgënjimin nga ajo që ka parë në atë video.

“Jam pa fjalë, i shokuar, nuk mundem ta besoj. Më besoni që nuk kam arritur ta shikojë të gjithë videon, aq shumë dhimbje dhe trishtim kam në shpirt. E moshuara, gjyshe, nënë, dhunohet pa mëhsirë nga punonjësja e azilit në Pejë. Znj. Aurona Pelaj, akoma më tragjike fkati që pesë të tjera e shikojnë, qeshin dhe filmojnë. Turp, turp, turp.”, ka shkruar fillimisht Xhaka.

Ai më tutje ka përmendur faktin e e dhunuara është nëna e dëshmorit Tulant Nora.

“Guraja e dhunuar sot në azilin e pleqve është nëna e dëshmorit të luftës për çlirimin e Kosovës. Taulant Nora u vra për lirinë dhe pavarësinë e disa bishave dhe monstrave që dhunojnë prindërit, shtetin, atdheun dhe flamurin. Mjerim për këtë brez që po rritet mbi degjenerimin moral dhe tragjedi për nënat dhe baballarët që sakrifikuan gjithë jetën por nuk e gëzuan as Kosovë, as Shqipërinë nga bishat që po ia pinë gjakun popullit. Mallkuar qofshin bijtë e mbrapshtë të këtij kombi”, thuhet në fund të reagimit të Xhakës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit