KONFIRMOHET/ Ilir Alimehmeti kandidati i tretë i PD për Bashkinë Tiranë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.11.2022, 10:13

Ilir Alimehmeti do të jetë kandidati i tretë i Partisë Demokratike që është konfirmuar të marrë pjesë në garën për primaret që do zhvillojë e djathta në Bashkinë e Tiranës.

“Në orën 11.00 Dr. Ilir Alimehmeti prezanton kandidaturën për primare në Partinë Demokratike, për zgjedhjet lokale”, thuhet në njoftimin e selisë blu.

Ai është kandidati i tretë pas konfirmimit të Belind Këlliçit dhe Gent Bogdanit. Mjeku i njohur është kandidati i vetëm pa background politik që synon të triumfojë përballë kryetarit aktualit Erion Veliaj.

Alimehmeti është i favorizuar në këtë aspekt pasi figura e tij shihet si e “pandotur” nga politika dhe mbështetja për të në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit ka qenë e konsiderueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit