SKANDALI: Eurodeputeti francez quan Kosovën zemrën e Serbisë, UÇK-në organizatë terroriste dhe serbët heronj lufte

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.11.2022, 01:12

Deputeti francez në Parlamentin Evropian, Nicolas Bay prej disa ditësh është duke vizituar Kosovën.

Vizitat e tij në qytete të ndryshme dhe në disa prej monumenteve kulturore e historike të vendit ai po i dokumenton edhe në rrjetet sociale. Por ky dokumentim ka për qëllim propagandën e fuqishme kundër Kosovës.

Në postimet e tij në rrjetet sociale, deputeti e quan Kosovën pjesë të Serbisë, UÇK-në një organizatë terroriste shqiptare dhe serbët heronj të luftës. Ai ka më shumë se 15 postime në lidhje me Kosovën dhe në të gjitha Kosova quhet “djep i Serbisë”, e objektet kulturore, fetare e historike si pjesë të këtij shteti por të okupuara nga shqiptarët.

Madje deputeti shkon deri aty sa e quan Kosovën zemrën e kombit serb dhe djep historik të Serbisë.

Postimet e tij skandaloze nga Kosova, duke e goditur rëndë identitetin dhe historinë e shtetit nuk kanë të ndalur. Ai ka vizituar edhe Prizrenin, Grcanicën, Mitrovicën e qytete të tjera.

Prizrenin ai quan ish-qytet të mbretërve të Serbisë tani “të okupuar nga shqiptarët”, e që sipas tij kishat janë zëvendësuar nga xhamitë. Madje nga ky qytetet i vjetër i Kosovës ai akuzon perëndimin se kanë kthyer kokën dhe nuk kanë parë se çfarë ka ndodhur këtu.

Prizreni, një qytet evropian dhe ish-qyteti i mbretërve të Serbisë, tani është i pushtuar nga shqiptarët myslimanë. Në këtë tokë të Evropës, kishat janë zëvendësuar nga xhamitë. Ndërkohë, qeveritë perëndimore kanë parë nga ana tjetër.

Deputeti francez në PE, e quan qeverinë e Kosovës një rrjedhje të mafias dhe shtetit të islamizuar që përdor fëmijët për të valëvitur flamujt në rrugët e Prizrenit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit