Gjoba 150 mijë paund për shtëpitë e barit në Angli, i përfshirë personazhi ‘VIP’ Omer Braja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.11.2022, 14:48

Policia në komisariatin Nr.6 në Tiranë ka shpallur në kërkim, Omer Brajën personazhin VIP pjesë e spektaklit televiziv “Kafazi i Artë”.

Mësohet se Braja rezulton si i përfshirë në një rast gjobëvënie, teksa njihet si ish-pjesëtar i grupit të repit, Realisti R.A.G themeluar në vitin 2007.

“Ora News” mëson se Braja po kërkohet nga policia, pas denoncimit të personit, të cilit Braja së bashku me një shokun e vet, i kanë kërkuar 150 mijë paund.

Gjobëvënia e Brajës është bërë së bashku me mikun e vet nga Shkodra, Vasel Koçeku, i cili aktualisht është arrestuar nga policia si person i dyshuar për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marjen e pasurisë”. Koçeku është një emër i njohur për policinë kriminale, pasi rezulton me precendetë penale dhe në qershor të 2020 ai i ka shpëtuar një atentati në Shkodër.

Mësohet se ndaj Omer Brajës dhe mikut të tij Vasel Koçeku, disa ditë më parë kishte depozituar denoncim në polici një qytetar me banim në zonën e Yzberishtit. Personi ka pretenduar se dy persona që i janë prezantuar si Omer Braja dhe Vasel Koçeku, e kanë kërcënuar me jetë nëse ai nuk i jepte sasinë prej 150 mijë paund. Qytetari i ka treguar policisë se këtë shumë jo vetëm që nuk e dispononte, por njëherësh ai ka pohuar se konflikti është transferuar nga Anglia në Tiranë.

Kjo pasi sipas tij, Omer Braja dhe Koçeku, kanë pasur mosmarëveshje me djalin e tij që banon në Angli, për shkak të një sasie droge të kultivuar në shtëpitë e barit. Në pamundësi për tia marë djalit shumën financiare prej 150 mijë paund, Braja dhe Koçeku, kanë ardhur në Tiranë, duke kërkuar përmes presionit sasinë e paundve.

I ndodhur në një situatë të tillë, qytetari i është drejtuar komisariatit Nr.6, duke depozituar kallëzimin penal. Pas hetimeve të kryera dhe me prokurorinë e Tiranës, policia mundi të lokalizojë de arrestojë Vasel Koçekun. Ndërsa miku i tij, Omer Braja, nuk është arritur të gjendet e për pasojë policia tashmë e ka shpallur në kërkim.

NJOFTIMI ZYRTAR

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi T. M., se dy persona e shantazhonin dhe e kërcënonin për jetën, që t’u jepte një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Undone".

Falë veprimeve profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– V. K., 29 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, si dhe u shpall në kërkim shtetasi O. B., 39 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" kryer në bashkëpunim.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë shantazhuar dhe kanosur për jetën, shtetasin T. M., për t’u dhënë atyre 150 000 paund.

Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit