Gazetari britanik: Shqipëria do të shpopullohet me qëllim që vetëm njerëzit e pasur të jetojnë atje!

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.11.2022, 12:02

Nëse keni kuriozitet se çfarë mendojnë britanikët për shqiptarët, një bisedë mes dy gazetarëve në televizionin “GB News” ju tregon gjithçka mbi panoramën që ata kanë krijuar rreth nesh. Gazetarët Kelvin MacKenzie dhe Mark Steyn në një bisedë mes tyre në televizion flasin për dyndjen e madhe të shqiptarëve në Angli dhe mbi faktin që Britania po shpenzon shumë para për ndalimin apo parandalimin e tyre.

MacKenzie gjatë bisedës shprehet se Shqipëria po shpopullohet me qëllim dhe më pas këtu do të jetojnë vetëm njerëzit e pasur. Më pas biseda vazhdon dhe gjatë saj dy gazetarët tregojnë se ne nuk jemi aspak të mirëpritur në Angli.

Përveç kësaj Steyn shprehet se shqiptarët janë njerëz të zgjuar, të ashpër dhe djallëzorë. Sipas tyre, qeveria angleze duhet të jetë më e ashpër ndaj emigrantëve dhe duhet t’i dëbojë në mënyrë të menjëhershme.

Kelvin MacKenzie: “Është fakt interesant për Shqipërinë se në 30 vitet e fundit, njerëzit që nuk e duan Shqipërinë, janë shqiptarët. Ata janë duke e braktisur vendin për vite, tani janë ndoshta 2.7 milionë ose 2.8 milionë të ngelur. Dhe ata tani janë duke ardhur te ne. Dyshoj se Shqipëria do të shpopullohet me qëllim që vetëm njerëzit e pasur të jetojnë atje.

E vërteta është se nuk kemi para për të shpenzuar për këtë.E keni parë Shqipërinë si është? Këto janë kosto për vendin tonë. Ndonjëherë ata zbulojnë se vende si Lincolnshire janë në të vërtetë më keq se Shqipëria dhe më pas duan të kthehen!” Ky është moment me rëndësi në jetën tonë. Të paktën Liss besonte te ajo që besonte.

Pse duhet të mërzitemi ne për ta? Ata erdhën këtu, ata e dinin shumë mirë që janë të padëshiruar dhe ilegalë. Këto janë kohë të vështira dhe ata duhet të kthehen nga erdhën. Ata janë të paftuar, pse duhet të derdhim ne lot? Shqipëria ka 67% të popullsisë myslimane si shumica e atyre që vijnë në vendin tonë nga Lindja e Mesme. Edhe ata janë myslimanë.”

Mark Steyn: “Kjo është skemë sepse kur vjen nga Shqipëria në Britaninë e Madhe kalon në disa nga shoqëritë më të pasura të botës që kanë ekzistuar në historinë njerëzore. Nëse do të ishe një emigrant i zgjuar do të ndaloje në Itali, Francë, Francë apo Zvicër.

Por shqiptarët janë njerëz të zgjuar, të ashpër, djallëzorë shumicën e kohës, por janë të zgjuar. Ata e dinë që Mbretëria e Bashkuar është më e lehtë, e kanë më kollaj për të përfituar leje qëndrimi.”

Kelvin MacKenzie: “Problemi është te numrat. Ata hedhin telefonat në ujë, ata heqin pasaportat kur vijnë që të mos gjenden se kush janë, çfarë moshe kanë dhe nga vijnë. Janë mësuar të bëjnë punë në mënyrë të çuditshme dhe më pas marrin në telefon njerëzit e tyre në Shqipëri dhe iu thonë “Ejaniii se është shumë mirë këtu.” Shiko, ka më mirë të paguajnë për ty? Për fëmijët e tyre, të të gjejnë shkollë për ta? Të të paguajnë shtëpinë, energjinë? Sistemi shëndetësor këtu është shumë mirë? Pra, këtë gjë po ua thonë të gjithëve. Kushdo do të donte të vinte këtu. Ajo që nuk kuptoj është se mes partive këtu është se ne duhet të bëjmë atë që duhet.

Pse ne, nuk themi ne nuk i duam këta këtu. Duhet të punojmë për një sistem që i kthen ata pas. Liberalët i duan se marrin vota prej tyre. I pëlqejnë. Imagjino 40 mijë mund ti votojnë. As në Mbretërinë e Bashkuar nuk i marrin dot ato vota. Pse ndodh kështu?”

Mark Steyn: “Ekzakt sepse ata nuk janë më turistë. Ata rrethohen nga mediat tani dhe flitet për albanofobë. Ne bëjmë gjithçka për ta, i çojmë në dhoma luksi, i trajtojmë në spitale që janë shumë herë më mirë nga në Shqipëri. Mund të bëjmë pak më shumë se e folura e ashpër dhe të veprojmë ashpër gjithashtu.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit