Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, duket se tashmë e ka zyrtarizuar lidhjen e re me basketbollistin Gent Lasku. Pas divorcit me kompozitorin Erion Zaloshnja, Eneda ka gjetur krahët e një burri tjetër dhe duket se është mjaft e lumtur.
Dyshja janë parë duke u përqafuar në një lokal nate, ndërsa herë të tjera duke pirë verë së bashku. Nuk dihet sa po bëjnë që njihen së bashku, por dyshimet janë të shumta, raporton arkivashqip.
Eneda Tarifa, përveçse këngëtare ka qenë edhe prezantuese e programit të humorit “Portokalli”.
Gjithashtu, ajo është pjesë edhe e bashkisë së Tiranës, ku paguhet me taksat e shqiptarëve si këshilltare e Erion Veliajt.