Vrasja e 39-vjeçarit në Tiranë: Autorët pritën të largohej bashkëshortja dhe fëmijët, nuk donin t’i terrorizonin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.11.2022, 00:40

Briken Sanaj me origjinë nga Lezha është ekzekutuar mbrëmjen e së dielës në kompleksin rezidencial “Kodra e Diellit” në Tiranë.

39-vjeçari sapo ishte kthyer nga një dasmë nga Lezha kur një person me kapele që e priste pranë garazhit të makinës e ekzekutoi me kallashnikov.

Mësohet se pas ceremonisë, 39-vjeçari së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e mitur ishin nisur në drejtim të Tiranës. Nga pas i shoqëronte me një makinë “Audi” ku ndodhej një mik i tij.

Sapo bashkëshortja dhe fëmijët janë futur brenda, 39-vjeçari Sanaj është ekzekutuar. Gazetarja Glidona Daci shprehet se autorët kanë patur informacion të detajuara për banesën ku jetonte dhe identitetin e dytë që përdorte Briken Sanaj.

Sipas saj autorët janë treguar të kujdesshëm për të mos terrorizuar fëmijët e të ndjerit. Briken Sanaj është transportuar për në spital nga miku i tij me një makinë tip “Audi” por rrugës ka humbur jetën.

Deri në këtë fazë të hetimeve, pas përfundimit të dasmës autorët kishin informacion të detajuara për banesën ku jetonte dhe identitetin e dytë që përdorte, Anton Gjini. Dyshohet se është ndjekur që në momentin që ka mbaruar dasma e një të afërmi të tij. Autorët e kanë pritur 3 metra larg hyrjes së pallatit. Ka qëndruar disa minuta, ka zbritur bashkëshorten dhe fëmijët e mitur pastaj autori e ka pritur ndërsa pakoi makinën. Sapo doli maksimumi 4 metra nga dera e garazhit është qëlluar tre herë dhe të gjithë plumbat e kallashnikovit i ka në zonën e kokës, Autori dyshohet se ka hyrë nga pjesa e pasme e rezidencës kanë prerë rrethimin me tela me gjemba.
U dyshua se mund të ishte ngatërruar shënjestra sepse është kthyer me makinën e të vëllait shkaktar i një plagosje vite më parë. Kanë qenë shumë të organizuar dhe nuk kanë dashur të traumatizojnë fëmijët. Ka qenë shoku i tij që e ka dërguar në spital
Nuk rezulton me precedentë penalë. Pas ngjarjes s ë2012 është larguar bashkë me vëllain në Itali. Për shkak të problemeve me thyerjen e vizave ka ndryshuar identitet. Emri që përdorte në rezidencë ishte për të fshehur gjurmët sepse pavarësisht përpjekjeve nuk ishin shuar gjakrat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit