Rikthehet “kuçedra” e tenderave Paqsor Buzi, pasi nuk i dolën 1.5 milionë euro “kullufit” edhe 300 milionë shtesë për Urën e Tapizës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.10.2022, 20:26

“Kuçedra” e tenderave Paqsor Buzi është rikthyer përsëri! Firma e tij G.P.G. COMPANY është rikthyer fuqishëm në “tregun e tenderave” në Shqipëri. Ndonëse për një farë kohe Paqsor Buzi u përpoq të mos binte më në sy pas fitimit të tenderave pa fund, siç duket tashmë milionat kanë mbaruar shpejt dhe i duhen përsëri të tjera.

E natyrisht kush më mirë se Evis Berberi i ARRSH-së mund t’ia mbushë xhepat plot? Le të shohim detajet. Bëhet fjalë për një tender të organizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me numër reference REF-44736-10-06-2022. Fondi limit është 25,392,308 lekë të reja pa TVSH ose rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH. Objekti i tenderit është “Rindërtim Ura e Tapizës, (shtesë punimesh)”.

Ndonëse u dhanë gati 1.5 milionë euro me TVSH për ndërtimin e Urës së Tapizës pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, del se ato nuk paskan qenë të mjaftueshme për oreksin e Paqsor Buzit. Ndërtimi i kësaj ure i ka kaluar disa herë afatet e premtuara si nga Balluku ashtu edhe nga Rama.

Kështu, afati i përfundimit të saj ka qenë 10 muaj pas fillimit të punimeve ose data 30 shator 2021 sipas deklarimeve publike të Ballukut. Por jo vetëm që ura nuk përfundoi në afat, por kaloi edhe 30 shtatori i vitit 2022, pra një vit më pas, dhe asgjë nuk u bë.

Tashmë Paqsor Buzi kërkon edhe 300 milionë lekë të vjetra me TVSH shtesë pasi mori 1.5 milionë euro. Natyrisht Evis Berberi i ARRSH nuk ia ka bërë “fjalën dysh” dhe ia ka dhënë menjëherë shtesën e parave.

Është për të qeshur ndërkohë pasi nëse shikon tabelën e punimeve të afishuar pranë Urës së Tapizës, viti i fillimit të punimeve është fshirë jo pa qëllim. Nuk do ishte çudi që Paqsor Buzi të marrë edhe shtesa të tjera në të ardhmen për këtë urë që nuk po njeh ende përfundim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit