Shkollat fillore të Çairit ndërprejnë transportin e organizuar, nxënësit nga Vizbegu pazgjidhje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.10.2022, 18:34

Disa në këmbë, disa me makinë të shoqëruar nga prindërit ndërsa shumë nxënës të tjerë të Vizbegut përdorën shërbimin taksi për të mbërritur në mësim në shkollat fillore të komunës së Çairit pasi kjo e fundit ndërpreu transportin e organizuar.

Nxënësit thonë se mungesa të transportit ka shpesh herë dhe shkakton edhe humbje të orëve nga mësimi.

“Kam ardhur me makinë, më solli babi, shumë keq që nuk ka transport për në shkollë. Për tjerat ditë si do t’ia bësh? Nuk e di, shumë keq, ndoshta me taksi ose me autobusin numër 9, duhet të ecim në këmbë, shumë keq për ne fëmijët”, tha një nxënëse.

“U detyrua prindi që me na sjell deri në shkollë. U deshtë ta marrim edhe dikë që mos të mbes pa ardhur në shkollë.

Ditëve tjera duhet me bë diçka që të organizohemi të gjithë, në këmbë ose me taksi, por shumë shtrenjtime taksi deri këtu. Ndodhë shpesh herë që na shkruajnë edhe mungesa, nuk na pranojnë me hy në gjysmë të pres, duhet me prit me fillua ora tjetër dhe të hymë”, u shpreh një nxënës tjetër.

Prindërit shprehen të revoltuar për fatin e fëmijëve të tyre duke shtuar se Komuna e Butelit diskriminon këta fëmijë pavarësisht se i takojnë komunës në fjalë. Siç thanë prindërit, nëse nuk arrihet zgjidhje e shpejtë prindërit bashkë me fëmijët do të protestojnë në rrugë.

“I kisha bë thirrje kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski me marr ndonjë masë për këtë çështje. Nuk mundem që prej punës me dalë e me i pru fëmijët në shkollë, me i marrë prej shkollës nuk kam mundësi. Nuk janë vetëm fëmijët e mi, janë 128 nxënës që mësojnë në këtë shkollë, duhet me bë diçka kryetari I komunës. Në këmbë kanë ardh fëmijët, unë jam në punë prej në mëngjes e deri në pra katër, nuk mund të dal me I mar fëmijët. Disa duhet me i mar disa duhet me i sjell. Kisha bë thirrje le të marrin ndonjë masë qeveritarët, është punë e tyre, nuk është e jona”, tha një prind.

Ditë më pare Komuna e Çairit vendosi që prej sot të ndërpres transportin publik për nxënësit e Vizbegut dhe gjithë të tjerëve që nuk i takojnë kësaj komune por që mësojnë në shkollat e Çairit.

Kryetari i Komunës, Visar Ganiu tha se ky vendim vjen si rezultat i krizës ekonomike e energjetike dhe njëkohësisht mos respektimit të marrëveshjes për transport të nxënësve të Vizbegut nga ana e Komunës së Butelit,raporton alsat.

Darko Kostovski, kryetar i komunës së Butelit pranoi se institucioni i tij ka borxhe të shumta ndaj Ndërmarrjes Qarkulluese Publike por se të njëjtat, sipas tij, do të shlyhen në këste dhe e njëjta nuk do të ndikoj në ndërprerjen e transportit të një pjese të nxënësve të Vzbegut.

Për shkak të mungesës së një objekti shkollor në Vizbeg, rreth 200 nxënës të kësaj lagjeje të Butelit ndjekin procesin mësimor thuajse në të gjitha shkollat e fillore të Komunës së Çairit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit