“MARINA BAY LUXURY RESORT” merr më shumë se 1 MILIARDË lekë nga Ilir Xhakolli i Pogradecit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.10.2022, 16:45

Kryebashkiakët socialistë, duket se po e lëshojnë shumë dorën në tenderat e fundit, pasi i tremben seriozisht faktit se në zgjedhjet vendore, që janë pak muaj më vonë, mund të mos jenë më në zyrën luksoze.

Së fundmi, është radha e kryebashkiakut të Pogradecit, i cili ka shfrytëzuar si mundësi një kënd lojërash për të futur disa para në xhep.

Ilir Xhakolli, ka fimrosur një tender me më shumë se një miliard lekë për ‘rehabilitimin dhe ambientet shtesë të këndit të lojërave me dorë’ në qytetin e Pogradecit, i cili do të mbaje emrin “Arefi Berberi”.

Por çfarë ka ndodhur në këtë tender dhe pse themi, që Ilir Xhakolli, ka futur para në xhep?

Në tenderin me shifrën marramendëse, krahasuar me shërbimin që do të ofrojë, ka garuar vetëm një kompani, e cila normalisht që në garë me veten ka fituar bindshëm.

Gjithashtu, ka arritur të marrë edhe maksimumin, pasi ka fituar me shifrën gati sa 100% e fondit limit, ose që të jemi më të saktë 99.8 përqind.

Por kush është kjo kompani fatlume, do thoni ju?

Bëhet fjalë për “Valona Konstruksion”, e cila tashmë administrohet nga Bujar Lulaj, pasi dikur administrohej nga miku i ngushtë i Ramës Besnik Lulaj. “Valona Konstruksion” është emri i ndryshuar i resortit luksoz në Vlorë “MARINA BAY LUXURY RESORT AND SPA”. Emri është ndryshuar në 18 Dhjetor të 2019 dhe qëllimi ka qenë pikërisht ky, marrja e parave të shqiptarëve nëpërmjet tenderave.

Interesante apo jo?! Në një kohë ku kudo flitet për krizë dhe çmimet janë në stratosferë, ish-MARINA BAY LUXURY RESORT AND SPA merr më shumë se 1 miliard lekë nga taksat e shqiptarëve.

SPAK, ku je?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit