Ariana Grande dhe tekat e saj: Kur jam e lodhur dua të më mbajnë hopa

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.10.2022, 14:53

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande është kaq shumë e dashur dhe e komentuar.

Ajo ka shitur më shumë se 85 milionë albume dhe është fituese e çmimeve të shumta.

Ndërkohë ajo është bërë sërish bionde dhe ka marrë shumë pëlqime në foton e saj të publikuar në Instagram.

Ajo ka 7 teka, ose rregulla që stafi dhe punonjësit e saj duhet t'u përmbahen, ndaj shumë e konsiderojnë atë të llastuar dhe arrogante.

1. Ajo këmbëngul të mbahet në krahë

Kur ajo është e lodhur, Ariana kërkon që stafi i saj ta mbajë atë në krahë.

2. Asistentët duhet ta ndjekin nga pas me një shishe uji

Ariana nuk dëshiron të qëndrojë e etur as për një moment, ndaj bën që ndihmësit e saj të mbajnë një shishe me ujë pas saj.

"Madje ajo u soll si një divë e vërtetë në 'BBC 1's teen Awards' në vitin 2014 kur kishte pranë saj një asistent që e ndiqte me një shishe me ujë dhe një pipë. E teksa ndjente pak etje, bërtiste – UJË! Në një moment, uji ishte shumë i nxehtë për shijen e saj, ajo e pështyu,"- tha një burim i afërt me këngëtaren për revistën Star.

3. Për të duhet të përgatiten vetëm ushqime me bazë bimore

Meqenëse Ariana vendosi të zëvendësojë dietën e saj me një dietë me bazë bimore për shkak të dashurisë së saj për kafshët, asistentët e saj duhet të përgatisin vetëm ushqime të tilla.

4. Duhet të ketë gjithmonë luleshtrydhe në dispozicion

Përveç faktit që pjesa tjetër e dietës së saj është me bazë bimore, Ariana dëshiron të ketë gjithmonë luleshtrydhe në dispozicion, sepse ato janë ushqimi i saj i preferuar. Të gjithë anëtarët e stafit përgjegjës për menunë e saj përgatisin luleshtrydhe si pjesë të vakteve të saj.

5. Punonjësit kujdesen për kafshët e saj shtëpiake

Ariana është një adhuruese e madhe e kafshëve dhe ka shumë qen si kafshë shtëpiake. Ata janë shumë të dashur për të, ndaj është e rëndësishme që njerëzit që punojnë për të t'i trajtojnë në mënyrë korrekte. Kur ajo vizitoi Glasgoun, 3 vjet më parë, ajo kërkoi që qentë e saj të udhëtonin edhe në Irlandë.

"Qentë, të cilëve iu caktua një dhomë e veçantë. Rregullisht merrnin biskota të personalizuara për qen në formën e një kocke dhe kishin shtrat prej gëzofi,"– tha një burim për The Sun.

6. Ai gjithmonë tregon vetëm anën e majtë të fytyrës në kamera

Sa herë që ndodhet para kamerës, Ariana kërkon që të fotografohet vetëm ana e majtë e fytyrës.

7. Këmbëngul që të fotografohet vetëm nën dritë të caktuar

Përveçse kërkon të fotografohej vetëm ana e saj e majtë, Ariana këmbëngul që fotot të bëhen vetëm nën ndriçim të caktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit