E gjykojnë për kilet e tepërta/ Alesia Bami: Njerëzit shohin format e thonë ‘s’ke tru në kokë’

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31.10.2022, 14:35

Alesia Bami është një prej vajzave më të komentuara të ekraneve shqiptare. Kjo për shkak të formave të saj të kolme që bien shumë në sy nëpërmjet ekranit.

Moderatorja shqiptare ka folur për herë të parë për format e saj shumë të komentuara e të kritikuara njëkohësisht nga publiku. Ish-balerina ka thënë se shpesh njerëzit i gjykojnë vajzat e tilla “sikur s’kanë tru në kokë”.

“Unë nuk i vë ato kilet jo për Kim Kardashian, por për asnjë në botë. Mua mi ka falur Zoti dhe nuk kam çfarë të bëj, të gjykojnë njerëzit apo të mos gjykojnë. Gjëja më e shëmtuar është kur dëgjon njerëz që të komentojnë në bazë të formave trupore dhe thonë s’ke tru në kokë.

Jo mo jo se një femër trutë në kokë nuk ia vendos as vithet, as gjoksi. Unë nuk e ndryshoj dot veten time dhe të dal në ekran t’i them vajzave mos u bëni kështu si jam unë. Unë këto kile nuk kam pse t’i humb për të mos dhënë këtë model. Vajzat janë aq të zgjuara”,-deklaroi ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit