Sarandë/ Burrë e grua vjedhin komshien! Ankohen qytetarët, momenti kur polici i kap në flagrancë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.10.2022, 14:34

Një ngjarje e pazakontë ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një qytetar nga Saranda ka denoncuar dhe ka treguar me pamje se si dy të moshuar vjedhin komshien e tyre, e cila është larguar këto ditë për në Greqi.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, burrë e grua hyjnë në ambientet e dyqanit të komshies dhe marrin atje çfarë të gjejnë dhe çfarë kanë më të lehtë për të nxjerrë nga dritarja dhe shkallët që kanë sajuar.

Pasi kjo ngjarje është parë nga qytetari që ka denoncuar rastin, është bërë njoftimi i policisë. Në pamjet e mëposhtme shihet edhe momenti kur vjen efektivi i policisë, i cili e kap të moshuarin në flagrancë brenda dyqanit. Shihet gjithashtu, se ai shoqërohet në ambientet e komisariatit.

Megjithatë denocuesi shprehet se mund të ketë ndërhyrje dhe të ndryshohen provat, pasi ky person ka bërë disa vepra penale dhe ka shpëtuar gjthmonë.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje JOQ! Burr e grua ne katin e pare prej ditesh i vjedhin dyqanin gjitones se tyre duke ju futur nga dritarja e banjes. E zonja qe ndodhet ne greqi prej disa kohesh e ka mbyllur dyqanin dhe ky çift ka gjetur menyren me te mire per ti zhvatur gjith hidrosanitaret dhe cdo gje tjeter qe ka pas brenda dyqanit. Duke çmontuar dritaren e banjes dhe perdorur nje shkalle te vogel e kan pas me te leht per te hyr dhe dal . Sot pas telefonatave qe jan ber nga banoret e pallatit eshte ber e mundur kapja ne flagranc e ketij hajduti moster qe eshte ber bezdi per gjith lagjen. Pas thirjes tek 129 ka mberitur patrulla, por problemi nuk qendron tek patrullat se ato deri ne shoqerimin e individit e kan detyren dhe te mbajn raport sherbimi. gjith e keqja qendron tek oficeret e kesaj policie qe kan ndikime per te zbutur apo hequr provat nepermet nderhyrjeve ose ryshfetit qe marin. Ki person ka ber disa vepra penale ne kete lagje dhe lihet i lir pasi ka gjithmon nderhyrjen e nje oficeri te SHKB-s , i cili ju ben gjithmom presion oficereve gjyqesor per mos te vazhduar veprimet e metejshme dhe ndjekien penale .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit