Ben Meir: Kurti ka vënë krenarinë përpara interesit kombëtar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.10.2022, 09:37

Sipas ekspertit amerikan për Ballkanin Perëndimor Alon Ben Meir, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do duhej ta shtynte afatin për targat ashtu siç kishin kërkuar aleatët.

Ben-Meir në një përgjigje për “Zeri.info”, ka thënë se shtyrja mund të çojë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ndërsa ka përmendur se një situatë e tillë e cila ekziston tash e 14 vjet në veri në lidhje me targat, 10 muaj tjerë nuk do të kishin efekt negativ për Kosovën.

shtyrja potencialisht mund të çojë në një marrëveshje më gjithëpërfshirëse me Serbinë, pse të mos shtyhet? Kurti nuk duhet të ketë një mbyllje të tillë për sovranitetin e Kosovës. Situata aktuale ekziston për më shumë se 14 vjet; 10 muaj të tjerë, nuk do të kishin ndonjë efekt negativ në Kosovë”, ka thënë Ben-Meir.

Sipas ekspertit amerikan, Kurti ka vënë krenarinë përpara interesave kombëtar.

“E vetmja gjë që pengon është krenaria e Kurtit, të cilën ai e ka vënë përpara interesit kombëtar. Fatkeqësisht, ai e futi veten në këtë pozicion. Megjithatë, ai tani mund të demonstrojë ende lidership duke punuar me BE-në dhe SHBA-në dhe të pajtohet me shtyrjen në emër të solidaritetit me partnerët e tij më të rëndësishëm, të cilët i nevojiten për të realizuar aspiratat e Kosovës për të qenë një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s”, tha Ben-Meir.

Ai shtoi se shtyrja e afatit për targat, në asnjë mënyrë nuk do të cenonte pavarësinë e Kosovës, ajo thjesht do t’i jepte kohë shtesë për të arritur një marrëveshje më gjithëpërfshirëse me Serbinë drejt njohjes së Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit