“Dragoi” shqiptar i akuzuar për përdhunim, probleme me alkoolin: Pinte, bërtiste dhe dhunonte nënën e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.10.2022, 21:10

Një 45-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke pasi akuzohet për përdhunimin e një 34-vjeçareje në stacionin e autobusit në Paleo Faliro dhe tentativën për të përdhunuar një grua tjetër.

Sipas mediave greke shqiptari rezulton të jetë person i dhunshëm me sjellje problematike që ka dhunuar edhe nënën e tij. Shqiptari prej tre vitesh jeton në Paleo Faliro me nënën e tij ndërsa është është i divorcuar dhe ka dy fëmijë.

Fqinjët kanë deklaruar se 45-vjeçari shqiptar pinte shumë dhe bërtiste, madje edhe kundër nënës së tij, ndaj së cilës ushtronte edhe dhunë. Muaj më parë ai kishte ngacmuar një grua tjetër, e cila kërkoi ndihmë nga fqinjët për të shpëtuar veten.

Përdhunimi dhe tentativa për të përdhunuar një grua tjetër kanë ndodhur të dielën e kaluar brenda pak orësh dhe në vende që janë rreth 500 metra larg banesës së tij. Shqiptari akuzohet për përdhunim dhe tentativë përdhunimi, kanosje me armë dhe rrëmbim. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Sipas Policisë greke shqiptari i njohur si “dragoi” ka mbërritur në Shqipëri, por ADN-ja që la në makinën e gruas e nxorri zbuluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit