Përvetësuan 25 mijë euro nëpërmjet mashtrimit/ Arrestohet 37-vjeçari, kërkohet bashkëpunëtori i tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.10.2022, 14:07

Policia ka arrestuar sot Elvis Bokën 37 vjeç, pasi akuzohet për mashtrim. Mësohet se 37-vjeçari së bashku me një 35-vjeçar kanë përvetësuar një shumë prej 25 mijë eurosh nga një grua nëpërmjet mashtrimit. Ndërkohë 35-vjeçari që bashkëpunoi me Bokën është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”, nga Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në DVP Tiranë. Vihet në pranga një shtetas që përvetësoi nëpërmjet mashtrimit shumën 25 000 euro. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Fraud".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. R., 35 vjeç. Shtetasi E. B., dhe D. R., duke qenë të punësuar si administratorë në një subjekt, kanë përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 25 mijë euro, nga një shtetase, me pretendimin se do t’i blinin asaj një apartament. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit