Edi Rama u përgjigj ditën e djeshme para shqiptarëve pas publikimit të të dhënave dalëse nga Shqipëria nga grupimi i hakerave të “Homeland Justice”.
Në materialet e publikuara vihej re një shpeshtësi e udhëtimeve të Ramës me çarter. Kryeministri tha se udhëtimet e tij me avion privat kushtojnë 65.000 Lekë të reja.
Ai deklaroi se janë të gjitha gënjeshtra dhe se kanë bërë një marrëveshje me Air Albanian për të pasur një avion për udhëtime pune. Ndër të tjera tha se udhëtimet private kur del ndonjëherë me të shtëpisë i bën me shpenzimet e veta.
“Te taksia ime, këta mund të thonë miliona e miliarda, taksia që fluturon, por në fund janë shifrat se kanë fatura të paguara dhe interesante është që pavarësisht se kemi këtë shërbim unë si Kryeministër i kushtoj taksapaguesve shqiptarë po të krahasojmë vit me vit, pra 2021 me 2010, i kushtoj taksapaguesve 4 herë më pak kosto udhëtimi. Për mua është 650 mijë të vjetra”,-deklaroi ai.
Avioni që ka marrë Rama me qira nga Air Albania është Airbus ‘A319-100’ ku mund të akomodohrn deri në 32 pasagjerë dhe faturat janë maskuar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.
Megjithatë, sipas Syrit, kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë.