Emigrimi i të rinjve/ 90 mijë të moshuar në emergjencë për kujdes

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.10.2022, 08:04

Rënia e lindjeve dhe emigracioni janë faktorë demografikë që kanë ndikuar në plakjen e popullsisë. Numri i madh i pensionistëve në vend është bërë i papërballueshëm për potencialin e fuqisë punëtore.

Për periudhën Janar-Korrik 2021, në Shqipëri është regjistruar një shifër 25% më e lartë pensionistësh se në vitin 2012, përkatësisht 673 mijë pensionistë.

Popullsia e vendit po pëson një plakje të shpejtë, sipas një studimi të Njësisë së Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO). Janë 91.000 persona mbi 65 vjeç të cilët kanë nevojë për kujdes afatgjatë, por fatkeqësisht moshat e treta nuk gëzojnë kapacitet mjaftueshëm në shtet për të patur një shërbim social denjësor e një pleqëri të qetë.

Deri në vitin 2050, pritet që 1/3.8 persona të jetë 65 vjeç e lart ndërkohë që në vitin 2020 ky raport ishte 1/6.8 persona ishte mbi 65 vjeç.

Përgjatë viteve 1990 dhe 2020, popullsia mbi 65 vjeç ka shkuar në 420 mijë nga 180 mijë.

Deri në vitin 2050, popullsia mbi moshën 65 do të shkojë 623 mijë persona. Në vitin 2020 90.9 mijë të moshuar vlerësohet se kishin nevojë për kujdes afatgjatë, sipas Kombeve të Bashkuara.

Të moshuarit që kanë nevojë për kujdes do të jenë rreth 161 mijë, një numër në rritje të frikshme deri në vitin 2050.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit