U sulmua me thikë në mes të Milanos, flet për herë të parë lojtari i Monzas së Berlusconit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.10.2022, 10:43

Futbollisti i Monzas, Pablo Mari, mbrëmjen e djeshme ishte pre e një agresioni të një personi në një supermarket në Milano, ku lojtari i Monzas mbeti i plagosur në pjesën e shpinës.

Agresori plagosi me thikë pesë persona, mes tyre edhe 29-vjeçarin, dhe la të vdekur një prej tyre. Lojtari i klubit të Silvio Berlusconit ka folur për herë të parë që nga agresioni, pasi tashmë ai ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Komunikimi i futbollistit me drejtorin e klubit, Adriano Galliani është zbardhur nga Gazzetta dello Sport. Fatmirësisht Mari është mirë, por ai do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni, për të qepur muskulin e shqyer nga thika e agresorit.

"Isha fëmijën në karrocë dhe ndjeva një dhimbje të padurueshme në shpinë. Më pas pashë që një burrë goditi një tjetër në fyt me thikë. Unë isha shumë me fat, pashë një burrë që vdiste para meje”, ishin fjalët e Mari në bisedën me Gallianin.

"Pablo është një djalë i jashtëzakonshëm. Ai kishte forcën të bënte shaka, duke më thënë se do të ishte në fushë të hënën. Unë i solla atij përshëndetjet e presidentit Silvio Berlusconi dhe të gjithë shokëve të skuadrës që do të donin të vinin në spital, por ishte e pamundur”, tha drejtori Galliani, i cili shkoi menjëherë në spital dhe ndoqi zhvillimet mbi shëndetin e futbollistit gjatë gjithë natës.

Sipas raportit zyrtar, futbollisti ka qenë duke ecur me bashkëshorten dhe djalin e tij në një karrocë. Ai papritmas ndjeu një dhimbje në shpinë, të ngjashme me një ngërç të fortë dhe më pas pa një person tjetër të goditur me thikë në fyt.

Thika ka përfunduar disa centimetra larg nga mushkëria. Mari e ka kaluar natën në spital, ndërsa sot do t'i nënshtrohet operacionit. Mari është nën kontratë me klubin e Arsenalit, por këtë sezon spanjolli është i huazuar te Monza, që ka detyrimin ta blejë në rast se plotësohen disa kushte mbi golat dhe asistet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit